Kuvendi i Shqipërisë konfirmoi sërish në krye të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, Gentiana Sulën.
Në votim morën pjesë 119 deputetë, nga të cilët 105 votuan pro, 1 kundër dhe 1 abstenim.
Deputetët socialistë, por edhe deputetë të opozitës, votëbesuan Sulën në drejtimin e këtij institucioni edhe për një tjetër mandat 5-vjeçar.
Kuvendi miratoi sakaq edhe përbërjen e Komisionit për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale.
Komisioni për Reformën Territoriale do të përbëhet nga dy bashkëkryetarë të socialistëve dhe demokratëve (Benet Beci dhe Dhurata Cupi).
Në këtë komision PS-ja do të ketë shtatë anëtarë: Baftjar Zeqo; Lavdërim Krashi; Fadil Nasufi; Anila Denaj; Eduart Ndreca; Anduel Tahiraj dhe Ilir Pendavinji.
Ndërsa demokratët do të kenë pesë anëtarë: Zef Hila; Andia Ulliri; Xhelal Mziu; Orjola Pampuri dhe Saimir Korreshi.
Komisioni për Reformën Zgjedhore do të përbëhet nga dy bashkëkryetarë të socialistëve dhe demokratëve (Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj).
Në këtë komision PS-ja do të ketë gjithashtu shtatë anëtarë: Blerina Gjylameti; Klotilda Bushka; Toni Gogu; Ermonela Felaj; Arben Pëllumbi; Blendi Klosi dhe Klevis Xhoxhi.
Ndërsa demokratët do të kenë pesë anëtarë: Oerd Bylykbashi; Grida Duma; Dashnor Sula; Kreshnik Collaku dhe Lindita Metaliajn.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
“Java e Evropës”, Gonzato: Ta shoqërojmë Shqipërinë në rrugëtimin drejt BE-së
-
Përurohet shtatorja më e madhe e Skënderbeut në tokën italiane, nga arbëreshët e San Basile-s
-
Shqipëria e dyta në botë për azilantët nën 18 vjeç në raport me popullatën, tregon Eurostat
-
Balla thotë se është koha të krijohet shërbimi vullnetar zjarrfikës
Lajmet kryesore
-
Tre monumente të Skënderbeut në Kalabri, Begaj: Simbol për të gjithë shqiptarët
-
“Java e Evropës”, Gonzato: Ta shoqërojmë Shqipërinë në rrugëtimin drejt BE-së
-
Lind manifesti i PSE “Kurrë me ECR dhe ID. Përparimi i ekstremit të djathtë është një kërcënim për BE”
-
Konjufca: BE po pret me padurim të punojë me qeverinë ku bënë pjesë Vulin, po s’janë të gatshëm t’ia heqin masat Kosovës