Zona e Repsit, Mirditë, është përfshirë nga flakët të hënën e 6 qershorit.
Nga informacionet paraprake prej disa orësh forcat e zjarrfikës ndodhen në zonë në përpjekje për të shuar zjarrin.
Si pasojë zjarri ka përshirë pesë hektarë pyll me pisha në fshatin Mashterkor, njësia administrative Orosh.
Sakaq terreni është shumë i vështirë për të ndërhyrë dhe mësohet se banesat përreth janë në rrezik.
Kujtojmë se efektivë të Forcave të Armatosura dhe vullnetarë prej tre ditësh po luftojnë për shuarjen e zjarrit në ishullin e Sazanit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Kurti: Zgjedhjet më mirë në verë se në dimër, s’ka rendësi a qeverisë edhe 10 muaj, apo edhe 3 muaj
-
Përgatitja për Zgjerim – Kontributet e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në një konferencë
-
Davkova: Kam të drejtë ta përdor emrin Maqedoni
-
Krasniqi pas darkës me Kurtin: I thash se duam zgjedhje, ta gjejmë datën