Kosovë: Sekuestrimi i gati gjysmë milioni euro, bastisje e arrestime pas aksionit të së mërkurës
“Në bazë të provave janë bërë bastisje në disa zyre dhe vendbanime të personave ku janë konfiskuar: 433,160.00 euro, 600 dollar, 200 franga, 275 lira turke, 15 telefona, 8 vetura, 1 kompjuter, 5 armë, 1 USB dhe 1 vulë”, thuhet në njoftimin e Policisë një ditë pas aksionit të zhvilluar në disa qytete të Kosovës.
Ndërkohë, me urdhër të prokurorit njëmbëdhjetë zyrtarët e arrestuar janë dërguar në mbajtjes 48-orë, ndërsa njëri nga ta është liruar në procedurë të rregullt.
Aksioni i së mërkurës është zhvilluar nga Departamenti i Krimeve të Rënda, në Ministrinë e Bujqësisë dhe në zyrat e kësaj ministrie në Prishtinë, Lipjan, Istog dhe Gjilan.
Si rezultat i punës që nga janari, Lumezi thaksoi se është arritur në përfundimin që duhet të “zbatohen masa të fshehta të hetimit” dhe se “pas marrjes së urdhrit për bastisjen e disa lokaleve ku dyshohet se mund t’i gjejmë mjetet financiare të përfituara nga vepra penale është bërë bastisja e lokaleve”.
“Në bazë të provave të grumbulluara dhe informacioneve që kemi ky aksion do të zhvillohet edhe në ditët e ardhshme me qëllim që të sigurojmë prova të fuqishme për t’i zhvilluar hetime dhe për të pasur aktakuzë të suksesshme”, theksoi Lumezi.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Haradinaj: E mbështes shpërbërjen e Kuvendit vetëm pas dorëheqjes apo shkarkimit të Kurtit
-
“Gati për zgjedhje – Bedri Hamza, kryeministri i ardhshëm”
-
Kurti: Zgjedhjet më mirë në verë se në dimër, s’ka rëndësi a qeverisë edhe 10 muaj, apo edhe 3 muaj
-
Krasniqi: Dallime me Kurtin kemi, por diskutimin e patëm të mirë
Lajmet kryesore
-
Kurti: Zgjedhjet më mirë në verë se në dimër, s’ka rëndësi a qeverisë edhe 10 muaj, apo edhe 3 muaj
-
Nisma e PS, Delegacioni i BE-së: Të mos preket reforma në Drejtësi
-
Izraeli thellon ofensivën në Rafah dhe rihyn në zonat veriore të Gazës
-
Krasniqi: Dallime me Kurtin kemi, por diskutimin e patëm të mirë