Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka çmuar me dekoratën më të lartë të shtetit “Dekoratën e Flamurit”, ish-Presidentin, Bujar Nishani.
Dekorimi i tij vjen si vlerësim të kontributeve të shquara në të gjitha detyrat e larta shtetërore, për forcimin e demokracisë dhe institucioneve.
Nishani konsiderohet si figurë e lartë shtetërore për kontributet e tij në integrimin euro-atlantik dhe evropian të vendit, për mbrojtjen dhe promovimin e interesave kombëtare.
Gjithashtu, në “nderim të integritetit dhe dinjitetit të lartë njerëzor, si model i burrështetasit që punoi me përkushtim dhe përgjegjshmëri në shërbim të atdheut”, shkruan faqja zyrtare e Presidentit të Shqipërisë.
Gjithashtu, me vendim të Qeverisë Shqiptare, e enjtja e 2 qershorit do të jetë ditë zie kombëtare për Shqipërinë, në nderim të ish-Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, i cili u nda nga jeta të shtunën e 28 majit në moshën 55-vjeçare, pas komplikimeve të lëna nga virusi COVID-19 në organizëm.
Nishani prej disa javësh ishte duke u trajtuar në Gjermani, por nuk arriti të rikuperohej, duke qenë se vuante edhe nga një sëmundje autoimune në mëlçi.
Flamuri do të ulet në gjysmështizë tek institucionet shtetërore dhe publike, në nder të ish-kreut të shtetit përgjatë viteve 2012-2017.
Ceremonia zyrtare e homazheve do të organizohet po më 2 qershor, prej orës 10:00 deri në orën 12:00, në mjediset e institucionit të Presidencës.
Shpenzimet e varrimit ndërkaq do të përballohen nga buxheti i veçantë i shtetit, i miratuar për Kryeministrinë për vitin 2022.
Nishani do të prehet në varrezat e Sharrës, siç është përcaktuar edhe nga familja e tij.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
“Java e Evropës”, Gonzato: Ta shoqërojmë Shqipërinë në rrugëtimin drejt BE-së
-
Përurohet shtatorja më e madhe e Skënderbeut në tokën italiane, nga arbëreshët e San Basile-s
-
Shqipëria e dyta në botë për azilantët nën 18 vjeç në raport me popullatën, tregon Eurostat
-
Balla thotë se është koha të krijohet shërbimi vullnetar zjarrfikës
Lajmet kryesore
-
Tre monumente të Skënderbeut në Kalabri, Begaj: Simbol për të gjithë shqiptarët
-
“Java e Evropës”, Gonzato: Ta shoqërojmë Shqipërinë në rrugëtimin drejt BE-së
-
Niger, pa një strategji të vërtetë Biden po humbet Afrikën
-
Konjufca: BE po pret me padurim të punojë me qeverinë ku bënë pjesë Vulin, po s’janë të gatshëm t’ia heqin masat Kosovës