Muja, kundërshtar i pakompromis i tërheqjes së 30% të Trust-it: “Do ta kundërshtoj fuqishëm edhe në Kuvend”
Me pesë vota për, pesë kundër dhe një abstenim, nuk u miratua iniciativa për tërheqjen e një përqindje të mjeteve të Trust-it pensional në Komisionin për Buxhet dhe Financa të Kuvendit të Kosovës.
Lëvizja Vetëvendosje u shpreh kundër. Njëashtu dhe deputetja Duda Balje nga GP 6+ abstenoi.
Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e përkrahën plotësim-ndryshimin për projektligjin e Trust-it.
Ky projektligj shkon në Kuvend edhe pa aprovimin e Komisionit.
Avdullah Hoti u shpreh pro nismës. Inflacioni i madh, tha ai, e bën të nevojshëm një gjë tillë.
“Ne e mbështesim plotësisht këtë projektligj”, tha Hoti.
“Ky projektligj do të ndikojë në buxhetin e Qeverisë 13.5 milionë euro kur thuhet në vendimin e Qeverisë kjo është anomali. Nuk ndikohet fare buxheti i Kosovës për këtë tërheqje”, tha Hoti.
Edhe Pal Lekaj nga AAK tha se do të mbështesin iniciativën.
“Duhet të tejkaloni inatet dhe të vendosni në të mirën e qytetarëve. Vota ime dhe e Aleancës është pro duke u bazuar në këtë që e thashë”, tha ai.
Ndërkaq Armend Muja u shpreh rreptësishtë kundër iniciativës.
“Do ta kundërshtoj fuqishëm, jo vetëm këtu por edhe në Kuvend, përpjekjen për ta parandaluar shkatërrimin e Trustit nuk do ta ndalë”, tha Armend Muja.
Deputeti Bekim Haxhiu, i cili njëherit është edhe nismëtari i projektligjit, tha se tërheqja e deri në 30 përqind të mjeteve të Trust-it duhet të lejohet, dhe se do të ndihmohen ata që janë në nevojë.
Të enjten në ora 12:00 është lajmëruar protestë qytetare para qeverisë ku do të bëhet thirrje që të votohet lejimi i tërheqjes së 30 të Trust-it.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kurti me lëvdata për Bashkim Jasharin: Akoma se ka prekur gjysmën e mandatit, por rritja e FSK-së është e paparë
-
Rama: Kur u votuam vendi ishte në pikën më të ulët
-
Osmani takon Presidentin e Liberisë, flasin për thellimin e bashkëpunimit
-
Tre shtetas në prangat e policisë në Tiranë për dhunë në familje