Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka pritur zyrtarisht Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, në një vizitë që ky i fundit po zhvillon në gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor e ku ndalesë ka edhe në Shqipëri.
Kjo vizitë e kreut të KiE-së, ka në vëmendje theksimin e punës që duhet bërë për zgjerimin e rajonit.
“Ka pasur qartësi politike mes nesh, për të intensifikuar punën politike që duhet të bëjmë. Lufta kundër korrupsionit është në ADN-në e unionit. Kemi debate politike mbi to dhe duhet parë si mund të arrijmë më shumë progres mbi parimet evropiane”, do të deklaronte Michel javën e shkuar.
Ndërkaq, kryeministri shqiptar, Edi Rama, nuk është shfaqur shumë entuziast për këtë vizitë.
“Presidenti Charles Michel do të vijë, por nuk janë ditë vendimtare për Shqipërinë. Unë nuk shoh asgjë vendimtare në raport me këtë fakt, ky është një proces me të cilin ne tanimë jemi mësuar se si funksionon”.
Kështu shkroi kreu i ekzekutivit shqiptar në vigjilje të ardhjes së Michel.
Pas një takimi një orësh kokë më kokë, pritet edhe një konferencë e përbashkët për shtyp rreth orës 11:15, sipas agjendës zyrtare.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Shqipëria e dyta në botë për azilantët nën 18 vjeç në raport me popullatën, tregon Eurostat
-
Lobimi serb në OKB kundër rezolutës për Gjenocidin e Srebrenicës, si po e ndihmojnë rusët dhe kinezët?
-
Pa një plan diplomatik për Gazën e pasluftës, Jordania ka frikë se do të detyrohet të njohë Hamasin
-
Raportet ndërkombëtare që shkërmoqën propagandën qeveritare