Të dielën e 15 majit, një 6 vjeçare është goditur në sheshin e Prishtinës “Nënë Tereza”.
Policia e Kosovës, ka bërë të ditur përmes raportit që personi i cili shkaktoi aksidentin është arrestuar.
“Drejtuesi i veturës është identifikuar dhe arrestuar dhe i njëjti me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje”, ka njoftuar policia.
Tutje, janë sqaruar edhe rrethanat që sollën deri tek kjo ngjarje.
“E njëjta gjersa ishte duke drejtuar biçikletën në hapësirën e sheshit, është goditur nga një veturë me targa e vendore e cila pas shkaktimit të aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes.
Policia, po ashtu njofton që vajza kishte pësuar lëndime trupore.
“Lëndime trupore ka pësuar viktima femër kosovare (fëmijë 6-vjeç)”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Kurti e di që dëmi i Zajednicës e eklipson çdo përfitim nga anëtarësimi në KiE
-
Këlliçi çon Veliajn në SPAK, për lidhje me Ndrangheta-n
-
Putini betohet për mandatin e pestë, në ceremoninë e bojkotuar nga SHBA-të dhe Britania e Madhe
-
Kosova aktualisht s’është në agjendën e takimit të Komitetit të Ministrave të KiE-së