Kompania e telekomunikacionit, T-Mobile, ka njoftuar planin e ri mujor të telefonit Magenta Max i cili është krijuar për epokën e rrjetit 5G.
The Verge, faqe kushtuar të rejave teknologjike, T-Mobile pretendon se Magenta Max është plani i parë dhe i vetëm i smartphone-ëve 5G që mund të ngadalësohet në të dhënat që përdoren.
“T-Mobile ka ndezur rrjetin 5G me kapacitetin më të lartë të disponueshëm, një rrjet kaq i fuqishëm sa mund të fillojë të lëshojë fuqinë e 5G-së për të ofruar të dhëna premium të pakufizuara”, ka treguar kompania.
Pritet që Magenta Max të transmetojë video të pakufizuara 4K UHD krahasuar me kufirin DVD të cilësisë që vjen me shumë plane të pakufizuara.
Ky version i ri zëvendëson planin e mëparshëm Magenta Plus. Ai do të jetë në dispozicion që prej datës 24 të muajit shkurt.
“Përfshin 40 GB të dhëna lidhjeje me shpejtësi të lartë, plus përfitimet e zakonshme të T-Mobile si WiFi falas, mbulim të gjerë ndërkombëtar dhe mbrojtje nga Scam Shield”, shkruan The Verge.
T-Mobile, përpos planeve me Magenta Max-in, po kryen disa ndryshime edhe në planin kryesor të Magenta-s. Klientët do të munden të marrin më shumë të dhëna lidhjeje me shpejtësi të lartë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Tre monumente të Skënderbeut në Kalabri, Begaj: Simbol për të gjithë shqiptarët
-
“Java e Evropës”, Gonzato: Ta shoqërojmë Shqipërinë në rrugëtimin drejt BE-së
-
Lind manifesti i PSE “Kurrë me ECR dhe ID. Përparimi i ekstremit të djathtë është një kërcënim për BE”
-
Konjufca: BE po pret me padurim të punojë me qeverinë ku bënë pjesë Vulin, po s’janë të gatshëm t’ia heqin masat Kosovës