Lajme

Digjen 8 vetura në parkingun e qendrës tregtare “Albi Mall”


Vetura në qendrën tregtare Albi Mall.

Një zjarr i madh ka shpërthyer të hënën e 9 majit në parkingun e qendrës tregtare “Albi Mall” në Prishtinë.

Lajmin për Albanian Post e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Baki Kelani, duke thënë se zjarrëfikësit kanë lokalizuar shpejt zjarrin, por janë dëmtuar disa vetura.

“Rreth orës 13:40 në Veternik të Prishtinës, në një parking veturash është raportuar për një rast zjarri. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë vërejtur se nga zjarri, i cili dyshohet se ka kapluar një veturë të parkuar, dyshohet se janë djegur/dëmtuar edhe disa të tjera të parkuara”.

“Janë njoftuar me kohë njësitet e zjarrfikësve, të cilët lokalizuan zjarrin”, deklaroi Kelani.

Nuk dihet akoma cilët kanë qenë shkaktarët që kanë quar në djegien e kësaj veture, e as nëse ka pasur të lënduar apo dëme tjera materiale pasi që afër veturës së djegur ka pasur edhe vetura tjera.

“Për momentin nuk raportohet për të lënduar por vetëm për dëme materiale në 7 apo 8 vetura. Lidhur me rastin janë duke u kryer hetime intensive”.

Njëra nga veturat e djegura në Veternik.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore