Social Demokratët në Suedi do të vendosin më 15 maj nëse do të përmbysin kundërshtimin ndaj anëtarësimit në NATO, tha partia të hënën.
Lajmin e bëri të ditur agjencia Reuters.
Pushtimi rus i Ukrainës ka nxitur një rishikim urgjent të politikës së sigurisë si në Suedi ashtu edhe në Finlandë.
Presidenti finlandez, Sauli Niinisto, pritet këtë javë të shpallë mbështetjen e tij për aplikimin në aleancën prej 30 vendesh.
“Cilido të jetë vendimi nuk është vendosur ende sot”, theksoi sekretari i partisë socialdemokrate Tobias Baudin për radion e shërbimit publik suedez SR.
Sipas tij, mesazhi është që më 15 maj kryesia e partisë të mbajë qëndrim.
Social Demokratët – partia më e madhe në Suedi në 100 vitet e fundit – po zhvillojnë tre takime digjitale të partisë këtë javë.
Kjo, për të mbledhur opinionin e anëtarëve mbi anëtarësimin në NATO përpara vendimit përfundimtar nga udhëheqja në fundjavë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Ekskluzive: Franca kërkon shtyrje të vendimit për anëtarësim të Kosovës në KiE
-
Meta thotë se Rama dhe Veliaj janë përfshirë në fushatë në Maqedoninë e Veriut, jo Kurti
-
Publikohet dokumenti i armëpushimit që Hamasi e pranoi, por Izraeli e refuzoi – 3 faza në 3 muaj
-
Lajçak pret përgjigje konstruktive nga Kosova e Serbia mbi kompromisin e propozuar për dinarin