Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, gjatë seancës publike të zhvilluar ditën e hënë, më 22 shkurt, ka njoftuar se janë regjistruar si subjekte zgjedhore nëntë parti dhe dy komitete nismëtare (kandidatë të pavarur).
Komisioneri pas shqyrtimit të dokumentacioneve ka vendosur të mos regjistrojë si subjekte zgjedhore katër parti.
Partitë që nuk do të garojnë në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri më 25 prill janë Partia Centriste e Mirëqenies Popullore Shqiptare, Partia e Punës së Shqipërisë, Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve të Shqipërisë, Partia Emigracioni Shqiptar.
Në listat e partive që do të garojnë në zgjedhjet parlamentare janë, partia Shqiptare Atdheu, Partia Pajtimi Kombëtar, Partia Ligj dhe Drejtësi, Partia Fryma e Re Demokratike, Partia Qytetare Shqiptare, Partia Uniteti Kombëtar, Partia Aleanca e Kuq e Zi, Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve, Partia Alenaca Popullore.
Ndërsa nga radha e kandidatëve të pavaruar do të garojnë, Kreshnik Merxhani në qarkun Gjirokastër dhe Bledar Dika në qarkun e Tiranës.
Komisioni gjithashtu akreditoi 18 vëzhgues afatgjatë të Komitetit Shqiptar të Helsinkit. Këta të fundit do të vëzhgojnë zgjedhjet parlamentare në Shqipëri.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
“Java e Evropës”, Gonzato: Ta shoqërojmë Shqipërinë në rrugëtimin drejt BE-së
-
Përurohet shtatorja më e madhe e Skënderbeut në tokën italiane, nga arbëreshët e San Basile-s
-
Shqipëria e dyta në botë për azilantët nën 18 vjeç në raport me popullatën, tregon Eurostat
-
Balla thotë se është koha të krijohet shërbimi vullnetar zjarrfikës
Lajmet kryesore
-
Tre monumente të Skënderbeut në Kalabri, Begaj: Simbol për të gjithë shqiptarët
-
“Java e Evropës”, Gonzato: Ta shoqërojmë Shqipërinë në rrugëtimin drejt BE-së
-
Lind manifesti i PSE “Kurrë me ECR dhe ID. Përparimi i ekstremit të djathtë është një kërcënim për BE”
-
Konjufca: BE po pret me padurim të punojë me qeverinë ku bënë pjesë Vulin, po s’janë të gatshëm t’ia heqin masat Kosovës