Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që më datë 5 maj të mbahet seanca e radhës.
Kështu ka bërë të ditur shefja e grupit parlamentar nga Lëvizja Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.
“U mbajt mbledhja e radhës e kryesisë së Kuvendit në të cilën u vendos që seanca e re plenare të mbahet më 5 maj në ora 10:00. Në agjendën e re përveç agjendës së zakonshme do të kemi edhe votimin për dy kandidatë për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese”, tha ajo.
Kjo për arsye se përfaqësuesit e opozitës nuk po marrin pjesë në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit që ka nisur të mbahet të enjten e 28 prillit.
Në këtë mbledhje janë paraparë 8 pika të rendit të ditës. Në rend të ditës janë pikat e papërfunduara nga disa seanca plenare si dhe përgatitjet për seancë plenare të re të radhës.
Opozita po vazhdon t’i bojkotojë punët e Kuvendit për shkak të bllokimit për themelimin e komisionit hetimor për energjinë, të iniciuar nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK).
Më 19 prill, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, nuk është votuar mocioni për futjen në rend të ditës formimi i Komisionit Hetimor parlamentar për çështjen e menaxhimit të krizës energjetike, i propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës.
Komisioni hetimor do të shikonte të gjitha masat e marra gjatë periudhës së shpalljes së gjendjes emergjente për energjinë, për të cilën, Kuvendi kishte votuar në fundin e vitit të kaluar.
Nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje argumentuan se opozita kishte bërë shkelje ligjore, pasi nënshkruesit e kërkesës për këtë çështje, nuk mund ta kryesojnë komisionin hetimor.
Më 29 dhjetor të vitit 2021, Kuvendi i Kosovës kishte miratuar masat emergjente të Qeverisë së Kosovës lidhur me furnizimin e energjisë elektrike.
Këto masa përfshinin: vendosjen e kufizimeve në furnizim me energji për konsumatorët dhe vendosjen e obligimeve të veçanta për ndërmarrjet e energjisë.
Për shkak të mungesës me furnizim me energjinë dhe rritjen e çmimeve të importit, Zyra e Rregullatorit për Energji Elektrike (ZRRE) prezantoi tarifat me rritje dhe Qeveria e Kosovës u zotua se do të subvenciononte me 90 milionë euro konsumatorët që shpenzojnë mbi 800 kilovatë energji elektrike.
Në fillim të muajit prill, Gjykata Themelore e Prishtinës ka pezulluar vendimin për shtrenjtimin e rrymës, duke vendosur masë të parakohshme deri në marrjen e një vendimi përfundimtar për këtë çështje.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Ahmeti për Mickoskin: Gjuajti me fishekzjarrë, unë me top dhe s’ka më të shtëna
-
Mbytja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, Balla: RENEA vijon kërkimet, dyshime të forta për dhunë në familje
-
Zgjedhjet Evropiane, dilema e Melonit mes PPE dhe Salvinit
-
Pahor: Jam duke u përgatitur për ta udhëhequr dialogun – kandidatura dorëzohet gjatë javës në Bruksel