Do blej edhe Coca-Cola-n që ta prodhoj sërish me kokainë – Musk nuk ndalet me postimet në Twitter
Elon Musk nuk është vetëm njeriu më i pasur në botë momentalisht, por edhe një ndër personazhet më interesante në botën mediale, falë veprimeve dhe deklaratave që ai përcjell çdo ditë në rrjet.
Së fundmi, me blerjen e medias sociale Twitter, ai doli në kryefaqet e gjithë mediave botërore. Për shumën marramendëse të 44 miliardë eurove, Musk tashmë hyn në botën e komunikimit virtual në masë – si pronar.
Mirëpo ajo çfarë ka vijuar të ngjallë edhe më shumë të qeshura në rrjet, janë statuset, të cilat ai i ka bërë prej blerjes së gjigandit medial.
“Do të blej edhe Coca-Colan-n, që ta prodhoj sërish me kokainë”.
Next I’m buying Coca-Cola to put the cocaine back in
— Elon Musk (@elonmusk) April 28, 2022
Këtë postim Musk e ka hedhur orët e vona të 27 prillit dhe ka marrë reagime të menjëhershme, me mbi 373 mijë shpërndarje dhe 2.2 pëlqime.
Manjati është bërë viral edhe me statuse të tipit: Do të blej edhe Facebook, që ta mbyll atë, apo “Do të mbështes median sociale të Donald Trump”.
Madje, ai ka gjetur edhe kohën t’i kthejë përgjigje komentuesve të ndryshëm. Fjala bie, dikujt që kishte bashkëngjitur në komente shishen origjinale të Coca-Cola-s, Musk i ishte përgjigjur se “e hedh tutje edhe Red Bullin”.
Fundja, tashmë e ka luksin të thotë çfarë të dëshirojë në Twitter multi-miliarderi.
Edhe kur bëhet fjalë për ta bërë pijen freskuese më të famshme në botë tejet të dëmshme dhe që krijon varësi!
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve mund të kërkojë arrestimin e Netanyahut, Gallant dhe Halevit
-
Vdiq Ali Lajçi – ikona e “Pranverës ‘81”
-
Martens: Berlini e Parisi synojnë ta shtyjnë votimin për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës
-
Ahmeti, Mickoski-t për “emisarët”: Kristijan, kam hyrë në politikë si kryengritës, s’dal puthadorë
Lajmet kryesore
-
“Mund t’iu zhvatni lëkurën”, Alexander Clapp udhëtim në historinë kriminale në Mal të Zi
-
15 kompanive të mëdha u kërkohet të ndalojnë reklamat që nxisin dezinformimin rus në Ballkan
-
Situata në vijën e frontit është përkeqësuar, thotë shefi i ushtrisë së Ukrainës
-
Vdiq Ali Lajçi – ikona e “Pranverës ‘81”