Përballje

Florian Marku: Rruga drejt suksesit


Nga Lushnja në Selanik, pastaj për të vazhduar në Linz të Austrisë, ishte rrugëtimi i karrierës së boksierit të famshëm shqiptar Florian Marku, i cili njihet me nofkën “Mbreti Shqiptar”.

Boksieri me prejardhje nga Gjakova, ishte larguar bashkë me familjen nga Shqipëria drejtë Greqisë në moshën tetë vjeçare, aty ai filloi hapat e para në sportet e mundjes, i cili fillimisht u trajnua nga kikboksieri George Armagos.

Dëshira e tij për të nokautuar kundërshtarin, u pa qysh në moshën e re te Floriani, i cili në ndeshjen e tij të parë në kikboks, në moshën 13 vjeçare e triumfoi me nokaut.

Karriera e tij në moshë të re, në fakt ishte shumë e suksesshme, ku deri në moshën 18 vjeçare Floriani u shpall gjashtë herë kampion në Greqi, dhe katër herë doli kampion bote në moshat e reja në kikboks.

Me sukseset e tij, vend kishin edhe problemet të cilat i bënte djaloshi impulsiv nga Shqipëria.

Marku ishte përfshirë gjithnjë në problemet që ka pasur shoqëria e tij, dhe njëri prej tyre ndodhi në një loklal nate në Selanik. Pas problemit që ndodhi, Markut i’u desht që të largohej drejt Shqipërisë, për shkak se policia greke po e kërkonte atë.

Floriani qëndroi për më shumë se një vit në Shqipëri, i cili pastaj shkoi për të jetuar dhe vazhduar karrierën e tij në Linz të Austrisë, aty ku karriera e tij, vijonte për mrekulli.

Në vitin 2013, nga kikboksi kaloi në sportin tjetër të mundjes, në Artet Marciale të Përziera (MMA), ku në vitin 2014 mori 43 fitore dhe humbi vetëm tre herë.

Por në vitin 2014, Interpoli në bashkëpunim me dy shtetet (Greqinë dhe Austrinë), bëri që Floriani të përfundoj në burg, i cili vuajti dënimin për rreth katër muaj në Austri, më pas për tu transferuar në Greqi, ku mbajti edhe më shumë se një vit.

Marku edhe gjatë qëndrimit të tij në burgun e Selanikut, nuk ndahej nga pasioni i tij, i cili shumicën e kohës e çonte duke stërvitur dhe duke lexuar.

Pas daljes nga burgu, ai  vazhdoi me sportin që ai e donte, ku merrte pjesë në shumë turne dhe shumë gara boksi që zhvilloheshin, vazhdimisht duke triumfuar.

Në sukseset e rëndësishme të karrierës së tij, padyshim që zë vend, Boksi Profesionist.

Marku, ndeshjen e parë më 1 dhjetor të vitit 2018 e zhvilloi në Ulm të Gjermanisë, kundër boksierit serb Nikola Janicievic, të cilin e nokautoi qysh në rundin e parë.

Jan Marsalek, Ivan Godor, Tommy Broadbent, Miroslav Serban, Nathan Bedon, Jamie Stewart janë boksierët tjerë qe Marku i mposhti pas serbit, ku pesë prej të cilëve ishin me nokaut.

Dhe në ndeshjen e fundit të zhvilluar më 20 shkurt, Marku e shkatërroi egërsisht Rylan Charlton dhe fiton në raundin e tetë, duke bërë që ekipi i Charlton të hedhë peshqirin e bardhë për t’u dorëzuar.

“Mbreti Shqipëtar” po vazhdon të ketë karrierë fantastike në boksin profesionist, 28 vjeçari është ende i pamposhtur me tetë fitore dhe një barazim, gjashtë prej të cilave i ka me nokaut.

 

 

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore