Turneu i tenisit Wimbledon, që do të zhvillohet këtë verë në Britaninë e Madhe, ka shpallur Novak Djokovic-in si numrin “1”. Teksa serbi do të rikthehet të mbrojë titullin kampion.
Ndryshe nga çfarë ndodhi në fillim të vitit me Australian Open, ku tenisti serb nuk u lejua të marrë pjesë për shkak se nuk ishte vaksinuar kundër COVID-19, në Wimbledon ajo nuk do të jetë e detyrueshme.
34-vjeçari gjithashtu do të jetë në gjendje të konkurojë edhe në French Open, pasi organizatorët i hoqën kufizimet për Covid-19.
Serbi ka fituar gjashtë herë titullin e Wimbledon në teke për meshkuj, përfshirë edhe atë të vitit kaluar, kur mposhti italianin Matteo Berretini.
Kampionati Wimbledon 2020 u anulua në mes të pandemisë, ndërsa edicioni i 2021-shit u zhvillua para turmave të kufizuara të tifozëve.
Turneu i këtij viti do të zhvillohet midis 27 qershorit dhe 10 korrikut.
Zbutja e rregullave anti-COVID, gjithashtu lejon lojtarët që garojnë të lëvizin më lirshëm nëpër Londër gjatë turneut.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Përcaktohen gjysmëfinalet e ‘Final Four”, në rrugën drejt titullit kampion
-
“Abissnet Superiore” për vajza/ Vllaznia mund Apoloninë në finale & shpallet kampione e Shqipërisë për herë të 11-të
-
Final Four ‘pasuron’ katër ekipet pjesëmarrëse me bonuset e majme
-
Fonseca mohon marrëveshjen me Marseille mes lidhjeve me Milan-in
Lajmet kryesore
-
Kurti: Zgjedhjet më mirë në verë se në dimër, s’ka rëndësi a qeverisë edhe 10 muaj, apo edhe 3 muaj
-
Nisma e PS, Delegacioni i BE-së: Të mos preket reforma në Drejtësi
-
Izraeli thellon ofensivën në Rafah dhe rihyn në zonat veriore të Gazës
-
Krasniqi: Dallime me Kurtin kemi, por diskutimin e patëm të mirë