Një mesazh frymëzues për qindra e mijëra vajza, gra, që shpesh nuk besojnë te vetja e tyre se mund t’ia dalin. Vajza që janë mbi peshë dhe që nuk besojnë te aftësitë e tyre dhe se jeta e tyre mund të jetë më e mirë.
Kate Winslet nuk hoqi dorë, edhe pse ishte vajza që mësuesja i thoshte “Je e denjë për rolin e vajzës së shëndoshë’’.
Kate Winslet, e dashur edhe për publikun shqiptar fitoi çmimin si aktorja më e mirë mbështetëse nga “Akademia Britanike e Filmit.”
‘’Kur isha më e re, vetëm 14 vjeç, një mësuese e dramës më tha se do ia dilja, nëse do isha e lumtur të luaja rolin e vajzës së shëndoshë.
Çdo grua e re, që është thyer, nga një mësues, mik, apo edhe nga prindërit, thjesht po të them mos dëgjo asnjë prej tyre.
Sepse kjo është ajo që unë bëra, nuk dëgjova dhe eca. I tejkalova frikërat e mia dhe tejkalova çdo pasiguri timen. Vazhdoni ta bëni këtë, besoni në veten tuaj!
Këtë besoj se duhet të zbulojmë thellë Brenda vetes . Do t’ia dedikoja këtë çmim të gjitha grave të reja që dyshojnë te vetja e tyre. Sepse ju nuk duhet të dyshoni, ju duhet vetëm ta bëni ç’keni për të bërë!’’
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
“Mbreti Charles është në gjendje jo të mirë”, thonë burimet pranë pallatit
-
Jeannie Mai akuzon Jeezy-n për abuzim në familje dhe neglizhencë të fëmijëve mes divorcit të vazhdueshëm
-
Dua Lipa “magjike” në tepihun e kuq të “Time 100”
-
Princi William viziton një shkollë angleze me qëllim të trajtimit të stigmës ndaj shëndetit mendor
Lajmet kryesore
-
Konventa e Lirisë – Meta shndërron partinë për të dytën herë në po aq vjet
-
SPAK firmos urdhërarreste për zyrtarë të Kadastrës, dy në burg
-
Çfarë përfiton Tajvani nga paketa e ndihmës së huaj?
-
Pushteti refuzon të ia jep meritat ish presidentes Jahjaga për sigurimin e aparaturës që ka kosto mbi 1 milionë euro