Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier dëshiron të zhvillojë një vizitë zyrtare në Kiev, por presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nuk dëshiron ta shohë atë.
Lajmin e bën të ditur e përditshmja gjermane “Bild”, transmeton Albanian Post.
Steinmeier dëshironte të vizitonte Ukrainën dhe të mbërrinte në Kiev së bashku me delegacionet qeveritare nga vendet e tjera të BE-së të mërkurën e 13 prillit.
Megjithatë, sipas botimit, Zelensky nuk dëshiron të takohet me të në këto momente në Kiev për shkak të lidhjeve të ngushta të politikanit gjerman me Rusinë në të kaluarën.
“Ne të gjithë jemi në dijeni për lidhjet e ngushta të Steinmeier-it me Rusinë, të cilat u shënuan gjithashtu nga formula e Steinmeier. Ai nuk është i lumtur në Kiev tani. Le të shohim nëse kjo do të ndryshojë”, i tha gazetës gjermane një diplomat ukrainas në Kiev.
Sipas Bild-it, zyra e presidentit federal ka marrë një deklaratë të qartë nga Kiev-i se nuk janë gati për asnjë takim për momentin.
Të martën e 12 prillit, Steinmeier ndodhet për një vizitë në Poloni, ku u takua veçanërisht me presidentin polak Andrzej Duda.
Tema kryesore e vizitës është lufta e Rusisë kundër Ukrainës.
Si ministër i Jashtëm, Steinmeier ka mbajtur kontakte të ngushta në të kaluarën, duke përfshirë ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov.
Steinmeier ishte gjithashtu një mbështetës aktiv i gazsjellësit Nord Stream-2.
Madje, ai konsiderohet si “arkitekti i politikës miqësore së qeverisë federale ndaj Rusisë”.
Një javë më parë, presidenti gjerman pranoi se politika e tij ndaj Rusisë gjatë viteve të fundit kishte qenë e gabuar.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Pse Putin e ka hequr aleatin nga posti i ministrit të Mbrojtjes së Rusisë?
-
Von der Leyen injoron të djathtën në Itali, takohet me Tajanin ndërsa eviton Melonin
-
Arrestohet trafikanti më i kërkuar i qenieve njerëzore në Evropë
-
Muhaxheri: Sveçla është në koordinim me Serbinë për sa i përket konfiskimit të armatimit në Veri
Lajmet kryesore
-
Policia konfiskon armë në Veri, i dyshuar është një ish-zyrtar policor
-
Wisner nga Kukësi: Presim përparim për hidrocentralin e Skavicës
-
Von der Leyen injoron të djathtën në Itali, takohet me Tajanin ndërsa eviton Melonin
-
Pas kërkesës së Bardhit, SPAK cakton 24 majin për dëshminë e tij lidhur me dosjen ‘Xibraka’