Prokurorët, të cilët po hetojnë krimet e mundshme të luftës në Ukrainë, kanë deklaruar se kanë gjetur në tërësi 410 trupa civilësh në rrethinat e Kievit, pasi Ushtria ruse është larguar prej aty.
Sipas prokurores së Përgjithshme, Iryna Venedyktova, deri tani janë identifikuar 140 viktima dhe po ekzaminohen.
Pjesa kryesore e tyre gjenden në qytetin Bucha, ku edhe pretendohet nga pala ukrainase se ka ndodhur masakra më e madhe.
Një kërkesë nga liderët botërorë, ka qenë edhe ajo për të lejuar hetuesit e pavarur ndërkombëtarë, që të dokumentojnë çdo ngjarje në qytetet e rrethinave të Kievit.
Të njëjtën gjë do të bëjnë edhe prokurorët ukrainas.
Ndërsa, nga ana tjetër, pala ruse ka mohuar çdo pretendim nga Perëndimi, duke i quajtur akuzat thjesht si provokimin e radhës nga Kievi dhe ngjarjet, një inskenim.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Krasniqi: Shtetet evropiane treguan se s’u intereson fuqizimi i komuniteteve joshumicë me kushtëzimin e tyre për anëtarësim në KiE
-
Dërgohen në gjyq ish-drejtoresha dhe dy specialistë të ASHK Sarandë për shpërdorim detyre
-
Bislimi në Hungari flet për rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në KiE
-
Balla çel ministerialin për Sigurinë dhe Flukset migratore përmes Ballkanit: Sfidat nuk trajtohen vetëm, kemi angazhim të plotë për bashkëpunim
Lajmet kryesore
-
Balla çel ministerialin për Sigurinë dhe Flukset migratore përmes Ballkanit: Sfidat nuk trajtohen vetëm, kemi angazhim të plotë për bashkëpunim
-
Inxhinieria dhe mjekësia në rritje, shkencat dhe artet me rënien më të madhe të studentëve
-
Blinken shfaqet papritur në Kiev
-
Osmani udhëton drejt Danimarkës për Samitin e Kopenhagës për Demokraci