Rusia do të vazhdojë të lejojë vendet evropiane që të paguajnë gazin e saj me euro dhe jo me rubla siç kishte kërcënuar më parë, ka njoftuar Qeveria gjermane.
Presidenti rus, Vladimir Putin, i tha kancelarit gjerman, Olaf Scholz, se duke nisur nga muaji i ardhshëm, pagesat nga Evropa “do të vazhdojnë të jenë në euro dhe do të transferohen si zakonisht në Gazprom Bank e cila nuk është prekur nga sanksionet”. Lajmin e bëri të ditur zëdhënësi i Qeverisë gjermane, Steffen Hebestreit.
Banka më pas do t’i konvertojë pagesat në rubla, citon Hebestreit të ketë thënë Putin.
“Scholz nuk ishte dakord me këtë procedurë të thënë gojarisht, por kërkoi informacion me shkrim për të kuptuar më mirë procedurën”.
Rusia ka deklaruar më parë se vendet “jomiqësore”, nga 31 marsi, do të duhet të paguajnë për gazin e saj në rubla.
Zëdhënësi gjerman shtoi se Scholz mbeti i përkushtuar ndaj një marrëveshjeje të G7 që furnizimet e energjisë nga Rusia do të paguhen vetëm në euro ose dollarë amerikanë.
Gjermania merr rreth gjysmën e gazit dhe një të tretën e naftës së saj nga Rusia dhe ka paralajmëruar se mund të përballet me një recesion nëse furnizimet ndalojnë papritur.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
“Mund t’iu zhvatni lëkurën”, Alexander Clapp udhëtim në historinë kriminale në Mal të Zi
-
Bardhi: Dënoj me forcë aktin kriminal ndaj gjyqtarit Sterkaj
-
Situata në vijën e frontit është përkeqësuar, thotë shefi i ushtrisë së Ukrainës
-
“Në ring s’na ka mposhtur askush”, Ahmeti, VMRO-së: Më 24 prill u përballëm me VLEN-in, më 8 maj me ju