Vendet e G7-ës – SHBA, Japoni, Gjermani, Britani, Francë, Itali dhe Kanada – nuk do të paguajnë për gazin rus në rubla, siç kërkon Kremlin-i zyrtar.
Lajmi u bë i ditur nga agjencia e lajmeve Reuters që citon fjalën e ministrit gjerman të Energjisë Robert Gabeck.
“Të gjithë ministrat e G7 ranë dakord se kjo është një shkelje e njëanshme dhe e qartë e kontratave ekzistuese… Kontratat janë të vlefshme dhe kompanitë duhet t’i respektojnë ato… Pagesa në rubla është e papranueshme dhe ne u bëjmë thirrje kompanive të interesuara që të mos respektojnë kërkesat e Putinit”, deklaroi zyrtari gjerman.
Sipas Gabek, kjo kërkesë është një tjetër përpjekje për të ndarë vendet më të industrializuara.
“Përpjekja e Putin-it për të na përçarë është e dukshme, por siç e shihni nga ky unitet dhe vendosmëri e madhe, ne nuk mund të ndahemi”, ravijëzoi më tej ministri.
Më herët, presidenti rus Vladimir Putin u shpreh se Federata Ruse kishte vendosur të pranonte pagesat për gazin e dërguar në Evropë në rubla ruse.
Pas kësaj deklarate, çmimet e gazit spot në Evropë u rritën me 17 për qind në 1 mijë e 340 dollarë për mijë metër kub.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com