Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) i Malit të Zi ka publikuar rezultatet e mostrave të 1 mijë e 80 personave, ku kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 gjithsej 65 prej tyre, ndërsa është konfirmuar se nuk ka vdekur asnjë i infektuar brenda 24 orëve të fundit.
Të shëruar nga pandemia brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar gjithsej 113 pacientë.
Përqindja e rasteve të reja pozitive në numrin e përgjithshëm të testuar të së martës ishte 5.65 për qind.
Numri i përgjithshëm i vdekjeve nga infeksioni COVID-19 që nga fillimi i pandemisë është 2 mijë e 698 persona.
Ndërsa raste aktive me COVID-19 janë gjithsej 659 persona.
Që nga fillimi i epidemisë, numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara të infeksionit është 232 mijë e 626.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Lavrov: Kosova do të anëtarësohet në Këshillin e Evropës – Perëndimi e sheh si fener të demokracisë
-
Xi në Evropë, sfidë për Amerikën: “Së bashku do të zgjidhim krizën në Ukrainë”
-
Sulmi ajror izraelit që vrau 7 punonjës shëndetësorë në Liban përdori municione amerikane
-
Vazhdon gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së