Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden do të bëjë thirrje për t’i dhënë fund marrëdhënieve normale tregtare me Rusinë të premten.
Kjo, pas pushtimit të Ukrainës, sipas një burimi të njohur me këtë çështje.
Vendimi do t’i jepte leje Shtëpisë së Bardhë për të rritur tarifat ndaj Kremlin-it.
“Nesër Presidenti Biden do të njoftojë se SHBA, së bashku me G-7, Bashkimin Evropian, do të bëjnë thirrje për të revokuar statusin e Kombit më të Favorizuar për Rusinë, ose do të quajnë marrëdhënie normale të përhershme tregtare, ‘PNTR’ në SHBA”, citon burimi.
Sipas tij, presidenti Biden dhe administrata vlerësojnë udhëheqjen bipartizane të Kongresit dhe thirrjet e tij për revokimin e PNTR-së.
Pas njoftimit nesër, administratori pret të punojë me Kongresin për legjislacioni për revokimin e PNTR-së, sqaron më tej burimi.
Një grup bipartizan ligjvënësish ka shprehur tashmë publikisht mbështetje për këtë veprim.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Raportet ndërkombëtare që shkërmoqën propagandën qeveritare
-
Hamasi i jep dritën jeshile fazës së parë së marrëveshjes
-
Lobimi serb në OKB kundër rezolutës për Gjenocidin e Srebrenicës, si po e ndihmojnë rusët dhe kinezët?
-
Shkërmoqen konservatorët në zgjedhjet vendore britanike, rezultojnë forcë e tretë
Lajmet kryesore
-
Shqipëria e dyta në botë për azilantët nën 18 vjeç në raport me popullatën, tregon Eurostat
-
Lobimi serb në OKB kundër rezolutës për Gjenocidin e Srebrenicës, si po e ndihmojnë rusët dhe kinezët?
-
Pa një plan diplomatik për Gazën e pasluftës, Jordania ka frikë se do të detyrohet të njohë Hamasin
-
Raportet ndërkombëtare që shkërmoqën propagandën qeveritare