Në seancën e sotme parlamentare të 24 shkurtit janë zgjedhur me 84 vota kandidatët për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor nga trupa e pedagogëve të Fakultetit të Drejtësisë.
Ilir Rusi dhe Yllka Rupa do të jenë anëtarët që do të zëvendësojnë Maksim Çokun dhe Erjon Muharremajn në KLGJ.
Kurse për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, për njërin vend që mbetet vakant nga kreu aktual Gent Ibrahimi u zgjodh kandidatja Mirela Bogdani, si e vetmja që ishte në garë.
Referuar procedurave ligjore për përzgjedhjen e anëtarëve të organeve të drejtësisë, kandidatët nga trupa e pedagogëve përzgjidhen në dy faza.
Fillimisht nga institucionet përkatëse të arsimit të lartë dhe së dyti nga një mbledhje e posaçme e rektorëve dhe dekanëve.
Më pas, Kuvendi zgjedh dy anëtarë për secilin institucion midis kandidatëve me votat e 2/3 të të gjithë anëtarëve.
Gjithashtu në seancë janë votuar disa projektligje dhe projektvendime.
Është miratuar me 107 vota pro Projektligji “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën Ndërkombëtare për kontrollin e dëmit nga sistemet për mbrojtjen antivegjetative në anije”.
Gjithashtu edhe Projektligji “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Organizatën Hidrografikë Ndërkombëtare” me po të njëjtat vota.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Policia konfiskon armë në Veri, i dyshuar është një ish-zyrtar policor
-
Wisner nga Kukësi: Presim përparim për hidrocentralin e Skavicës
-
Von der Leyen injoron të djathtën në Itali, takohet me Tajanin ndërsa eviton Melonin
-
Pas kërkesës së Bardhit, SPAK cakton 24 majin për dëshminë e tij lidhur me dosjen ‘Xibraka’