Polestar, prodhuesi suedez i makinave elektrike, po bashkëpunon me furnizues si ZF Friedrichshafen i Gjermanisë dhe suedezin SSAB për të përshpejtuar zhvillimin e një makine pa emetim karboni.
Gjithashtu ka nënshkruar marrëveshje me një sërë prodhuesish të tjerë për të eliminuar emetimet e karbonit në zona të ndryshme të automjeteve të saj elektrike.
Agjencia e lajmeve, “Reuters”, tregon se lëvizja vjen pasi industria e automobilave ndodhet nën presion për kalimin në elektrike në Evropë dhe Kinë.
Por industria po lufton edhe me problemin që dalin më shumë emetime karboni kur prodhohet një makinë elektrike se sa një makinë me lëndë djegëse fosile, veçanërisht për shkak të baterive të mëdha.
Ndryshe nga shumica e prodhuesve të makinave, Polestar ka publikuar vlerësime të gjurmëve të karbonit të makinave të veta elektrike gjatë gjithë ciklit të tyre të jetës.
“Ka qenë e qartë që në fillim se ky nuk është një mision i vetëm dhe jemi shumë të emocionuar që prezantojmë një linjë kaq të fortë partnerësh të interesuar”, ka thënë shefi ekzekutiv Thomas Ingenlath.
Polestar është themeluar në vitin 2017 nga Volvo Car Group dhe Zhejiang Geely Holding i Kinës.
SSAB pritet të punojë me Polestar-in për materialin e çelikut pa fosile kurse Hydro për aluminin me zero karbon.
Të tjerët pritet të fokusohen në reduktimin e emetimeve në prodhimin e pjesëve dhe komponentëve të makinës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Pahor: Jam duke u përgatitur për ta udhëhequr dialogun – kandidatura dorëzohet gjatë javës në Bruksel
-
Zgjedhjet Evropiane, dilema e Melonit mes PPE dhe Salvinit
-
Ahmeti për Mickoskin: Gjuajti me fishekzjarrë, unë me top dhe s’ka më të shtëna
-
Sela porosi “kukullave” të Mickoskit: S’do të lejojmë që të përbuzet sakrifica e dëshmorëve
Lajmet kryesore
-
Ahmeti për Mickoskin: Gjuajti me fishekzjarrë, unë me top dhe s’ka më të shtëna
-
Mbytja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, Balla: RENEA vijon kërkimet, dyshime të forta për dhunë në familje
-
Zgjedhjet Evropiane, dilema e Melonit mes PPE dhe Salvinit
-
Mesazhi i Kurtit në 75-vjetorin e Këshillit të Evropës: Kosova – vend që plotëson kriteret e anëtarësimit