Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Myanmar ka paralajmëruar “lëvizje ushtarake” në qytetin kryesor të vendit, Yangon paralajmëron ndërprerjen e internetit gjatë 12 orëve të ardhshme.
Ndërprerjet e pritshme, të cilat nuk janë konfirmuar nga firma norvegjeze e telekomunikacionit që drejton rrjetin e komunikimit të vendit, kanë ngritur frikën e një goditje të mundshme brenda natës.
SHBA u kërkoi qytetarëve të saj të “strehoheshin në vend” të dielën në mbrëmje pasi tre automjete të blinduara u panë në qytet për herë të parë që nga grushti i shtetit ushtarak i 1 shkurtit.
Interneti u bllokua të shtunën e kaluar ndërsa lëvizja protestuese po merrte formë, por u rikthye pas 24 orësh.
Kryesisht demonstruesit e kanë përdorur internetin për t’u organizuar dhe për të kapur reagimin e policisë duke përfshirë të shtënat me plumba gome mbi turmat dhe në disa raste përdorimin e municioneve.
Dhjetëra mijëra protestues dolën në rrugët e qyteteve kryesore të Myanmarit për të nëntën ditë, për të protestuar kundër grushtit të shteti.
Disa pamje të transmetuara drejtpërdrejt në Facebook tregojnë forcat e sigurisë që qëllojnë protestuesit, megjithëse nuk ishte e qartë nëse ata ishin duke përdorur plumba gome ose municione.
Shumë prej protestuesve në të gjithë vendin mbajtën imazhe të fytyrës së Aung Sun Suu Kyi. Paraburgimi i saj me akuzat e importimit të radio marrëse-dhënëse, do të skadojë të hënën. Avokati i saj, Khin Maung Zaw, nuk mundtë komentojë.
Shoqata e Ndihmës për të Burgosurit Politikë, deklaroi se më shumë se 384 njerëz janë arrestuar që nga grushti i shteti. Kryesisht, arrestimet kryheshin gjatë natës.
“Ndërsa ndërkombëtarët po dënojnë grushtin e shtetit, Min Aung Hlaing po përdor çdo mjet që ai ka për të nxitur frikë dhe paqëndrueshmëri”, tha aktivisti Wai Hnin Pwint Thon nga grupi i të drejtave Burma Campaign UK, me bazë në Mbretërinë e Bashkuar.
Shumë protestues në Yangon mbanin shenja që u bënin thirrje autoriteteve për të “ndaluar rrëmbimin e njerëzve natën”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Pse Putin e ka hequr aleatin nga posti i ministrit të Mbrojtjes së Rusisë?
-
Von der Leyen injoron të djathtën në Itali, takohet me Tajanin ndërsa eviton Melonin
-
Arrestohet trafikanti më i kërkuar i qenieve njerëzore në Evropë
-
Muhaxheri: Sveçla është në koordinim me Serbinë për sa i përket konfiskimit të armatimit në Veri
Lajmet kryesore
-
Policia konfiskon armë në Veri, i dyshuar është një ish-zyrtar policor
-
Wisner nga Kukësi: Presim përparim për hidrocentralin e Skavicës
-
Von der Leyen injoron të djathtën në Itali, takohet me Tajanin ndërsa eviton Melonin
-
Pas kërkesës së Bardhit, SPAK cakton 24 majin për dëshminë e tij lidhur me dosjen ‘Xibraka’