Disa objektiva në jug të Damaskut, janë sulmuar në Izrael, ku ka pasur dëme materiale, deklaroi të enjten Ministria e Mbrojtjes e Sirisë.
Ministria citoi një burim në ushtrinë siriane, sipas të cilit sulmi u krye duke përdorur një raketë tokë-tokë të lëshuar nga Lartësitë Golan.
Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me bazë në Britani, institucion që monitoron luftën, njoftoi se sulmi kishte në shënjestër një ndërtesë ku u mbajt një takim i zyrtarëve të panjohur ushtarakë.
Agjencia e lajmeve SANA raportoi se raketa u lëshua në qytetin Zakia. Nga sulmi nuk raportohet për viktima.
Javën e kaluar, Siria lëshoi një raketë kundërajrore që depërtoi në territorin izraelit dhe shpërtheu në ajër. Kjo, sipas raportimeve në Siri, ishte përgjigje ndaj një sulmi izraelit në zonën e Damaskut.
Alarmet u aktivizuan në zonën Umm al-Fahm dhe në Bregun Perëndimor verior, dhe fragmentet e raketës ranë në zonën e Jeninit.
Në përgjigje të të shtënave, Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) sulmoi një numër objektivash në grupin e raketave tokë-ajër të ushtrisë siriane, duke përfshirë radarët dhe bateritë kundërajrore që gjuanin raketa në aeroplanët e Forcave Ajrore.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Pse Putin e ka hequr aleatin nga posti i ministrit të Mbrojtjes së Rusisë?
-
Von der Leyen injoron të djathtën në Itali, takohet me Tajanin ndërsa eviton Melonin
-
Arrestohet trafikanti më i kërkuar i qenieve njerëzore në Evropë
-
Muhaxheri: Sveçla është në koordinim me Serbinë për sa i përket konfiskimit të armatimit në Veri
Lajmet kryesore
-
Policia konfiskon armë në Veri, i dyshuar është një ish-zyrtar policor
-
Wisner nga Kukësi: Presim përparim për hidrocentralin e Skavicës
-
Von der Leyen injoron të djathtën në Itali, takohet me Tajanin ndërsa eviton Melonin
-
Pas kërkesës së Bardhit, SPAK cakton 24 majin për dëshminë e tij lidhur me dosjen ‘Xibraka’