Ylli i ekipit të patinazhit artistik të femrave të Rusisë ka rezultuar pozitive me një ilaç që përmirëson performancën.
Lajmi u bë i ditur të premten nga zyrtarët e Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit, duke përmbysur kështu një nga garat kryesore në Lojërat dhe duke implikuar Moskën në një tjetër skandal mashtrimi sportiv të profilit të lartë.
Kamila Valieva, 15 vjeçe, e cila këtë javë u bë femra e parë që arriti një kërcim katërfish në garat olimpike, rezultoi pozitive për trimetazidinë, sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Testimit (ITA), mbikëqyrës anti-doping.
Trimetazidina është një ilaç që përmirëson qarkullimin e gjakut dhe përdoret për trajtimin e sëmundjeve të zemrës.
Testi u përpunua nga Agjencia Ruse Anti-Doping (Rusada) të martën, një ditë pasi Valieva udhëhoqi bashkatdhetarët e saj drejt fitores në garën ekipore të patinazhit artistik.
Por, ceremonia e medaljes u pezullua pas raportimeve se një atlet rus kishte dështuar në testin e drogës.
Valieva ka apeluar kundër rezultatit dhe ka marrë pjesë në stërvitjen e së premtes, pasi Rusada e lejoi atë të praktikohej dhe të garonte.
ITA, në emër të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), do të apelojë kundër vendimit rus në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv, e cila trajton çështjet ligjore ndërkombëtare për ngjarjet atletike.
Rezultati pozitiv i testit dhe pezullimi i shtyrë i Valievës përbëjnë skandalin më të rëndësishëm sportiv në Lojërat e Pekinit.
Testi i dështuar i Valievës ka ripërtërirë pyetjet në lidhje me efikasitetin e programit të sanksioneve.
Mark Adams, zëdhënësi i IOC, tha se organizata ndërmori “veprim të ashpër, por të përshtatshëm” kundër Rusisë kur u pyet nëse masat ishin të mjaftueshme, ndërsa theksoi se lëvizja Olimpike kishte një mandat për të qëndruar “politikisht neutrale”.
Valieva pritej të fitonte medaljen e artë në garën individuale për femra, e cila fillon të martën.
Fitorja do ta bënte atleten, e cila konkurron në sezonin e saj të parë si patinatore elitare, të jetë adoleshentja e tretë radhazi ruse që është kampione olimpike.
Trimetazidina përfshihet në listën e substancave të ndaluara të Agjencisë Botërore Anti-Doping si një “modulues i hormoneve dhe metabolizmit” së bashku me meldoniumin, një ilaç i ngjashëm që u përdor nga ylli rus i tenisit Maria Sharapova, e cila në 2016, u ndalua nga gara për dy vjet.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Përcaktohen gjysmëfinalet e ‘Final Four”, në rrugën drejt titullit kampion
-
“Abissnet Superiore” për vajza/ Vllaznia mund Apoloninë në finale & shpallet kampione e Shqipërisë për herë të 11-të
-
Final Four ‘pasuron’ katër ekipet pjesëmarrëse me bonuset e majme
-
Fonseca mohon marrëveshjen me Marseille mes lidhjeve me Milan-in
Lajmet kryesore
-
Kurti: Zgjedhjet më mirë në verë se në dimër, s’ka rëndësi a qeverisë edhe 10 muaj, apo edhe 3 muaj
-
Nisma e PS, Delegacioni i BE-së: Të mos preket reforma në Drejtësi
-
Izraeli thellon ofensivën në Rafah dhe rihyn në zonat veriore të Gazës
-
Krasniqi: Dallime me Kurtin kemi, por diskutimin e patëm të mirë