Temperaturat e ulëta, dëbora, shiu dhe vranësirat kanë goditur të gjithë vendin. Në qytetin e Elbasanit ditën e sotme, më 13 shkurt, temperatura ishin të ulëta.
Për shkak të përkeqësimit të motit akset rrugore kanë qenë të kalueshme, por prania e akullit dhe ngricat kanë paraqitur rrezikshmëri për shkak të reshjeve të dendura dhe dëborës së rënë.
Burime për Albanian Post konfirmojnë se në akset Elbasan-Librazhd, Elbasan-Peqin, si dhe në autostradën Tiranë-Elbasan nuk është hedhur kripë deri në orët e para të pasdites të ditës së shtunë.
Pas përkeqësimit të motit, Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH), kërkon vëmendjen e të gjithë drejtuesve të mjeteve, që të lëvizin vetëm me goma dimri ose zinxhirë. ARRSH njofton se bllokimi i automjeteve në rrugë po bëhet pengesë për borëpastrueset, kripëhedhëset dhe mjetet e tjera që po punojnë në rrugë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Balla reagon pas rastit të Durrësit: Mirënjohje RENEA-s, asnjë justifikim ndaj dhunës
-
Terrorizohet Durrësi/ 40-vjeçari mban peng dy fëmijët e mitur dhe qëllon ndaj RENEA-s, arrestohet
-
Çfarë thotë nisma e re ligjore për pasuritë e paluajtshme?
-
Ballkani Perëndimor duhet ‘të përqafojë’ energjinë e rinovueshme për ngrohjen qendrore
Lajmet kryesore
-
Ripërtëritja e legjitimitetit të dobësuar e largimi i fokusit nga dështimi, faktorë që detyruan Kurtin të mendojë për zgjedhje
-
Ballkani Perëndimor duhet ‘të përqafojë’ energjinë e rinovueshme për ngrohjen qendrore
-
Aktet e solidaritetit të palestinezëve do të demonizohen, por kurrë nuk kanë qenë kaq të forta
-
Takimi i shtatë për dinarin – “rasti i fundit” për një zgjidhje kompromisi