Shëndet

A funksionon vërtet kombinimi i ushqimeve?


Ushqime

Kombinimet e ushqimit janë një filozofi e të ngrënit që ka rrënjë të lashta, por është bërë jashtëzakonisht popullore vitet e fundit.

Përkrahësit e dietave të kombinimit të ushqimit besojnë se kombinimet e papërshtatshme të ushqimit mund të çojnë në sëmundje dhe probleme me tretjen.

Ndërsa kombinimet e duhura mund të ndihmojnë në lehtësimin e këtyre problemeve.

Çfarë është ushqimi i kombinuar?

Kombinimi i ushqimit është një koncept i bazuar në idenë se disa ushqime çiftëzohen mirë, ndërsa të tjerët jo.

Besohet se kombinimi i ushqimeve në mënyrë jo të duhur – për shembull, ngrënia e biftekit me patate – mund të çojë në efekte negative në shëndet dhe tretje.

Parimet e kombinimit të ushqimit u shfaqën fillimisht në mjekësinë “Ayurvedike” të Indisë së lashtë, por ato u bënë më të popullarizuara në mesin e viteve 1800 nën termin “trofologji” ose “shkenca e kombinimit të ushqimit”.

Parimet e kombinimit të ushqimit u ringjallën në fillim të viteve 1900 nga dieta “Hay”. Që atëherë, kombinimi i ushqimit është bërë një praktikë popullore e mbështetur nga disa njerëz në botën e shëndetit dhe mirëqenies.

Në përgjithësi, dietat e kombinuara ushqimore i caktojnë ushqimet në grupe të ndryshme.

Këto zakonisht ndahen në karbohidrate dhe niseshte, fruta (përfshirë frutat e ëmbla, frutat acide dhe pjepërit), perime, proteina dhe yndyrna.

Përndryshe, disa plane i klasifikojnë ushqimet si acide, alkaline ose neutrale.

Dietat e kombinimit të ushqimit specifikojnë se si duhet t’i kombinoni këto grupe në një vakt.

Rregullat e zakonshme të kombinimit të ushqimit

Ligjet e kombinimit të ushqimit mund të ndryshojnë disi në varësi të burimit, por rregullat më të zakonshme janë:

Hani fruta vetëm me stomak bosh, veçanërisht pjepër.

Shmangni kombinimin e niseshtës dhe proteinave, kombinimin e niseshtës me ushqime acidike.

Shmangni kombinimin e llojeve të ndryshme të proteinave, konsumoni produktet e qumështit veçanërisht qumështin, vetëm me stomakun bosh.

Rregulla të tjera thonë se proteinat nuk duhet të përzihen me yndyrën, sheqeri duhet të hahet vetëm dhe frutat dhe perimet duhet të hahen veçmas.

Besimet pas kombinimit të ushqimit

Rregullat e kombinimit të ushqimit bazohen kryesisht në dy besime.

E para është se, për shkak se ushqimet treten me shpejtësi të ndryshme, kombinimi i një ushqimi që tretet shpejt me një ushqim me tretje të ngadaltë shkakton një “bllokim trafiku” në traktin tuaj tretës, duke çuar në efekte negative në shëndet dhe tretje.

Besimi i dytë është se ushqime të ndryshme kërkojnë që enizma të ndryshme të zbërthehen dhe këto enizma funksionojnë në nivele të ndryshme të niveleve të aciditetit në zorrën tuaj.

Ideja është që nëse dy ushqime kërkojnë nivele të ndryshme me nivele të acidititetit, trupi juaj nuk mund t’i tresë siç duhet të dyja në të njëjtën kohë.

Përkrahësit e dietave të kombinimit të ushqimit besojnë se këto parime janë thelbësore për shëndetin dhe tretjen e duhur.

Ata gjithashtu besojnë se kombinimi jo i duhur i ushqimeve shkakton grumbullimin e toksinave dhe çon në pasoja negative shëndetësore, si shqetësime dhe sëmundje të tretjes.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore