Policia e Tiranës ka arrestuar një 40-vjeçare me detyrë notere për shpërdorim detyre dhe vjedhje.
Përkatësisht shtetasja R. K., 40 vjeçe, gjatë ushtrimit të detyrës si notere, në vitin 2021 ka përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme shuma të konsiderueshme monetare nga qytetarë të ndryshëm.
Ndërkaq vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie të kundërligjshme.
Ajo akuzohet për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”.
Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Kush është ajo?
40-vjeçarja është noterja Rezarta Koçi, të cilës nëntorit të vitit të kaluar i vendosën tritol në makinën në pronësi të saj tip “Range Rover”.
Shpërthimi asokohe shkaktoi vetëm dëme materiale pasi ishte i parkuar.
Sipas inofromacioneve, që prej vitit 2019 ndaj Koçit, janë kryer katër kallëzime për vepra të ndryshme penale nga qytetarë të ndryshëm.
Konkretisht për shpërdorim detyre, mashtrim, fshehje të ardhurash dhe mospagim i taksave dhe tatimeve.
Ndërkohë Dhoma e Avokatisë ka bërë me dije se noteres i është hequr licenca për të ushtruar funksionin.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Forcat izraelite thonë se kanë nën kontroll anën lindore të Gazës, në kalimin Rafah
-
Meta mbledh Kryesinë e PL-së, merr zotim të çlirojë administratën nga korrupsioni dhe nepotizmi
-
Aksioni policor në Tepelenë zbulon shtëpinë e barit me mbi 230 rrënjë kanabis, shoqërohen 4 persona
-
Këlliçi çon Veliajn në SPAK, për lidhje me Ndrangheta-n
Lajmet kryesore
-
Kurti e di që dëmi i Zajednicës e eklipson çdo përfitim nga anëtarësimi në KiE
-
Azerbajxhani miraton heqjen e vizave me Shqipërinë
-
Osama Hamdane: Ne pranuam marrëveshjen e armëpushimit pa hequr dorë nga vijat tona të kuqe
-
Maqedonci kërkon që KFOR-i të qëndrojë në Kosovë derisa Serbia të demokratizohet