Shqipëria

Tiranë, shpërthen një automjet te Komuna e Parisit


Një automjet ka shpërthyer në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.

Nga informacionet paraprake mësohet se aty ishte vendosur tritol.

Policia pas hetimit njoftoi se automjeti ishte në pronësi të shtetases R. K.

Sipas policisë shpërthimi ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.

Shpërthimi ka krijuar shqetësim te banorët e zonës.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore