Shkarkimi i Dritan Abazoviç nga pozita e Zëvendëskryeministrit të Malit të Zi, dhe zëvendësimi i tij me Ministrin e Financave dhe të Mirëqeneis Sociale, Millojko Spasiç, nuk u votua në seancën e jashtëzakonshme në Parlamentin e Malit të Zi, transmeton “Pobjeda”.
Për rendin e ditës votuan 77 deputetë, pro 20, kundër 11, dhe abstenuan 46.
Kjo axhendë u mbështet vetëm nga pjesë e koalicionit “Për Ardhmërinë e Malit të Zi”.
Menjëherë pas seancës, zëvendëskryeministri Abazoviç komentoi se bëhej fjalë për vullnetin e popullit në parlament.
Në seancën e shkurtër të Kuvendit mori pjesë edhe kryeministri Zdravko Krivokapiç, si dhe ministrat Spajiç dhe Jakov Milatoviç.
Kujtojmë se kërkesën për caktimin e jashtëzakonshëm të seancës dhe propozimet e ka dërguar kryeministri aktual Krivokapiq më 19 janar, pasi URA, në krye me Abazoviçin dhe me mbështetjen e deputetëve të opozitës, ka paraqitur iniciativë për mosbesim ndaj Qeverisë.
Të premten pritet të mbahet seanca për votimin e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë së Krivokapiç.
Qeveria e Krivokapiç, e quajtur edhe si qeveri e ekspertëve, që nga formimi i saj në dhjetor të vitit 2020, ka pësuar lëkundje të mëdha, ndërsa goditjet më të mëdha i kanë ardhur me të filluar viti 2022.
Abazoviç lajmëroi propozimin e tij për formimin e një qeverie të pakicës, e cila do të gëzonte 31 deputetë nga një koalcion i përbërë nga shtatë parti.
Iniciativa për mocionin ndaj qeverisë është e caktuar për të premten.
Abazoviç gjithashtu paraqiti konceptin formimit të një qeverie të re të pakicës në të cilën nuk do të kishte sërish vend për Frontin Demokratik (partinë pro-serbe), por edhe për partinë më të madhe opozitare DPS-në e Milo Gjukanoviç.
Kësaj nisme Krivokapiç i është përgjigjur me kërkesë për shkarkimin e Abazoviçit, e cila duhet të jetë sot në rend dite të Kuvendit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kandidati socialist gjerman sulmohet gjatë fushatës
-
Konjufca: BE po pret me padurim të punojë me qeverinë ku bënë pjesë Vulin, po s’janë të gatshëm t’ia heqin masat Kosovës
-
“Java e Evropës”, Gonzato: Ta shoqërojmë Shqipërinë në rrugëtimin drejt BE-së
-
Niger, pa një strategji të vërtetë Biden po humbet Afrikën
Lajmet kryesore
-
Tre monumente të Skënderbeut në Kalabri, Begaj: Simbol për të gjithë shqiptarët
-
“Java e Evropës”, Gonzato: Ta shoqërojmë Shqipërinë në rrugëtimin drejt BE-së
-
Niger, pa një strategji të vërtetë Biden po humbet Afrikën
-
Konjufca: BE po pret me padurim të punojë me qeverinë ku bënë pjesë Vulin, po s’janë të gatshëm t’ia heqin masat Kosovës