Lajme

Beteja e shkarkimeve në Mal të Zi – A do të rrëzohet qeveria apo Abazoviçi?


Ilustrim, Mali i Zi

Se çka do të ndodhë me qeverinë e Malit të Zi dhe se si do të zgjidhet kriza politike, mbase do të bëhet e ditur në seancën e caktuar për të enjten.

Në këtë seancë pritet të votohet për shkarkimin e zv/kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviç me kërkesën e Kryeministrit Zdravko Krivokapiç.

Nëse siç është lajmëruar se nuk do të ketë kuorum për të votuar shkarkimin e Abazoviçit, janë të gjitha shansat se do të votohet mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë së Malit të Zi.

Qeveria e Krivokapiç, e quajtur edhe si qeveri e ekspertëve, që nga formimi i saj në dhjetor të vitit 2020, ka pësuar lëkundje të mëdha, ndërsa goditjet më të mëdha i kanë ardhur me të filluar viti 2022.

Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç dhe Zv/Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç

Abazoviç lajmëroi propozimin e tij për formimin e një qeverie të pakicës, e cila do të gëzonte 31 deputetë nga një koalcion i përbërë nga shtatë parti.

Iniciativa për mocionin ndaj qeverisë është e caktuar për të premten.

Abazoviç gjithashtu paraqiti konceptin formimit të një qeverie të re të pakicës në të cilën nuk do të kishte sërish vend për Frontin Demokratik (partinë pro-serbe), por edhe për partinë më të madhe opozitare DPS-në e Milo Gjukanoviç.

Kësaj nisme Krivokapiç i është përgjigjur me kërkesë për shkarkimin e Abazoviçit, e cila duhet të jetë sot në rend dite të Kuvendit.

A do të ketë kuorum për shkarkimin e Abazoviç?

Pyetja e madhe është nëse deputetët do ta votojnë fare kërkesën e Krivokapiçit, pasi ende nuk dihet nëse do të ketë kuorum prej 41 deputetësh.

Kuvendi i Malit të Zi / Në foltore kryeministri Zdravko Krivokapiç

Përkatësisht, katër deputetë të koalicionit URA, lider i të cilit është Dritan Abazoviç, nuk kanë deklaruar pjesëmarrjen në seancën e të Kuvendit, ku pritet të votohet shkarkimi të Abazoviç.

Gjithashtu, deputetët e PDSH-së nuk kanë vendosur ende nëse do të jenë në parlament.

Fronti Demokratik njoftoi prezencën në seancë dhe do të votojë për shkarkimin e Abazoviçit, ndërsa demokratët thonë se nëse do të ketë seancë, nuk do të votojnë për shkarkimin e zëvendëskryeministrit.

Nuk do të ketë as deputetë të PKSH-së për turnin, pasi të premten, thonë ata, sigurisht që qeveria do të bjerë.

Është ende e pasigurt nëse të gjitha partitë opozitare do të marrin pjesë në votim.

Në seancën e sotme, përveç shkarkimit të Abazoviçit, duhet të vendoset edhe për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit, Aleksa Beçiç.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore