Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka raportuar se brenda 24 orëve, tre mijë e 617 persona janë të infektuar me COVID-19 dhe janë shënuar katër raste të vdekjes.
Numri i të infektuarve vjen nga 13 mijë e 928 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar gjithsejtë një mijë e 344 persona.
Raste aktive me COVID-19, janë gjithsejtë 31 mijë e 21.
Brenda 24 orëve të fundit, në Kosovë janë vaksinuar gjithsej katër mijë e 316.
Ndërkaq, 892 mijë e 709 persona janë vaksinuar me dozën e parë, teksa numri i të vaksinuarve me të dy dozat ka arritur në 804 mijë e 251.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kosova aktualisht s’është në agjendën e takimit të Komitetit të Ministrave të KiE-së
-
Aksioni policor në Tepelenë zbulon shtëpinë e barit me mbi 230 rrënjë kanabis, shoqërohen 4 persona
-
Gërvalla: Rusia aktualisht po kryen sulm hibrid ndaj Kosovës
-
Edhe Austria po planifikon të sjellë të burgosur në Kosovë
Lajmet kryesore
-
Kurti e di që dëmi i Zajednicës e eklipson çdo përfitim nga anëtarësimi në KiE
-
Këlliçi çon Veliajn në SPAK, për lidhje me Ndrangheta-n
-
Putini betohet për mandatin e pestë, në ceremoninë e bojkotuar nga SHBA-të dhe Britania e Madhe
-
Kosova aktualisht s’është në agjendën e takimit të Komitetit të Ministrave të KiE-së