Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka raportuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar gjashtë fatalitete nga COVID-19.
Ndërkaq shifra e infektimeve të reja nga COVID-19 ka qenë në 1 mijë e 562.
Gjithsej, sipas shifrave të ministrisë janë kryer 5 mijë e 779 testime.
Në ditët e fundit, shifrat e infektimeve pësuan një rritje të madhe për shkak të qarkullimit të variantit të ri Omicron.
Aktualisht, në spitalet COVID po marrin trajtim 127 pacientë, nga të cilët nëntë janë në gjendje më të rënduar.
Nga ana tjetër, janë shëruar 1 mijë e 642 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit.
Ndërsa, pacientë aktivë në të gjithë Shqipërinë janë 23 mijë e 419.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u ka bёrё apel qytetarëve për t’u vaksinuar, me qendrat shëndetësore dhe pikat e vaksinimit që po ofrojnë shërbimin kudo në vend.
Tashmë ka nisur dhe procesi i vaksinimit për fëmijët mbi 12 vjeç. Si, dhe marrja e dozës së tretë për të gjithë qytetarët +18 vjeç që kanë kaluar gjashtë muaj nga kryerja e dozës së dytë të vaksinës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Balla: 900 mijë pasagjerë më shumë në Rinas se vitin e kaluar, shtojmë 100 efektivë
-
Këshilltarët bashkiakë të opozitës propozojnë shtimin e tre pikave në rendin e ditës
-
KP urdhër KPA: Ndryshoni vendimin për Aflred Ballën, t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione në sistemin e drejtësisë
-
Tritoli në banesën e gjyqtarit, Unioni i Gjyqtarëve: Akt kriminal, kërcënim ndaj të gjithë magjistratëve
Lajmet kryesore
-
Tritoli në banesën e gjyqtarit, Unioni i Gjyqtarëve: Akt kriminal, kërcënim ndaj të gjithë magjistratëve
-
Pedro Sanchez qëndron, nuk dorëhiqet nga pozita e kryeministrit
-
Baerbock bën fushatë për integrimin e Ballkanit, në përvjetorin e zgjerimit të BE-së në 2004
-
Kosova refuzoi “zgjidhje afatgjatë” nga Escobari për dinarin, preferon “kompromis të negociuar” nga Lajçaku