Partia Socialdemokrate e Kosovës (PSD) ka zhvilluar një aktivitet protestues para objektit të Qeverisë së Kosovës, ku edhe ka vendosur një baner me mbishkrimin “KEDS – Zyra për informim”.
Njëri ndër protestuesit nga PSD, Nol Nushi ka deklaruar se Qeveria i është nënshtruar krejtësisht një kompanie private siç është KEDS-i.
“Nga dje e këtyre ditëve të fundit, nuk është zyrë e kryeministrit e Qeverisë së Kosovës që përfaqëson interesat e Kosovës por është zyrë e mekanizëm shtetëror, që i është nënshtruar tërësisht Korporatës së Distribucionit të Energjisë siç është KEDS-i dhe KESCO”, ka thënë Nushi.
Për PSD-në, Kurti po i shantazhin qytetarët në baza ditore.
“E keni parë qysh Kurti na shantazhon çdo ditë, duke thënë se ja kemi me pas reduktime, ja rritje të çmimit, ky është shantazh i papranueshëm sepse në fund të fundit këtë rritje të çmimit po e bën në kurriz të qytetarëve”.
Nushi është ankuar edhe për sjelljen e policisë ndaj protestuesve të sotëm.
“Ishit dëshmitar të një sjellje totalisht absurde nga rojet dhe Policia e kësaj Qeverie për një baner që është i letrës”.
Ai ka thënë se Qeveria ka frikë edhe nga “letra”, pas vendimeve absurde lidhur me rrymën.
“E shihni nga çfarë aktiviteti frikësohet kjo Qeveri, por s’kanë faj sepse janë totalisht të panikuar me vendimet që po i marrin dhe i janë nënshtruar totalisht një kompanie private siç është KEDS-i”.
“Kjo nuk është zyrë e Qeverisë që përfaqëson interesat qytetar, por është një zyrë e nënshtruar totalisht ndaj KEDS-it dhe KESCO-s”, ka deklaruar Nol Nushi.
Partia e vogël opozitare, PSD ka paralajmëruar gjithashtu një protestë për të shtunën, në lidhjen me shtrenjtimin e çmimit të energjisë elektrike.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve mund të kërkojë arrestimin e Netanyahut, Gallant dhe Halevit
-
Vdiq Ali Lajçi – ikona e “Pranverës ‘81”
-
Martens: Berlini e Parisi synojnë ta shtyjnë votimin për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës
-
Ahmeti, Mickoski-t për “emisarët”: Kristijan, kam hyrë në politikë si kryengritës, s’dal puthadorë
Lajmet kryesore
-
“Mund t’iu zhvatni lëkurën”, Alexander Clapp udhëtim në historinë kriminale në Mal të Zi
-
15 kompanive të mëdha u kërkohet të ndalojnë reklamat që nxisin dezinformimin rus në Ballkan
-
Situata në vijën e frontit është përkeqësuar, thotë shefi i ushtrisë së Ukrainës
-
Vdiq Ali Lajçi – ikona e “Pranverës ‘81”