Përtej ndihmës me një paketë të re financiare për Ukrainën, mbështetja e Bashkimit Evropian për Kievin, do të tregohet konkretisht duke zbarkuar në terren.
Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi të mirë, Oliver Varhelyi, ka paralajmëruar se ai do të vizitojë Kievin përgjatë javës, që të tregojë mbështetjen ndaj popullit ukrainas, në konfliktin ndaj Rusisë.
Në fjalën e mbajtur prej tij në Këshillin e Punëve të Jashtme, ka nënvizuar ndihmën financiare, të prezantuar sot nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Good discussion on security situation in Europe at #FAC. As ever, #EU stands by #Ukraine in these difficult circumstances. President @vonderleyen announced today new financial assistance to 🇺🇦: https://t.co/CtnGMroS24 Later this week I will visit Kyiv to convey our support. pic.twitter.com/MelHAwdm7y
— Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi) January 24, 2022
Në një prononcim publik, ka qenë vetë von der Leyen, ajo e cila ka treguar mbi fondin pre 1.2 miliardë eurosh, në formën e paketës së ndihmës, që BE-ja po i jep Ukrainës.
Sipas saj, kjo do të shërbejë për të adresuar problemet financiare të Kievit, si pasojë e konfliktit.
“Duam që ndihma të jepet sa më parë. Fillimisht do të jetë një transh prej 600 milionë eurosh. Pjesa e mbetur do të vijë në një çast të dytë. Ndërsado të alokohen më tej, edhe 120 milionë euro të tjera, për të forcuar shtetformimin ukrainas”.
Ishte kjo deklarate e von der Leyen, pas vendimit të marrë nga unioni.
Me atë çfarë është shpërfaqur deri tani, qëllimi nga radhët e bashkësisë evropiane, është që të investohet më tej për të ardhmen e Ukrainës dhe të krijohet një plan investimi i posaçëm për të.
Teksa, tensionet mes Ukrainës dhe Rusisë, janë shtuar përtej të mendueshmes.
Një skenar lufte duket më se i mundshëm, me mbi 100 mijë ushtarë rusë në kufirin ukrainas.
SHBA-të dhe Britania e Madhe, së fundmi, vendosën të tërheqin personelin jo thelbësor diplomatik nga Kievi. BE-ja nga ana tjetër, vijon të qëndrojë me prezencën e qartë. Tashmë, do të zbarkojë edhe me përfaqësi zyrtare.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Tragjike në Shkodër – Zhduket nëna me 3 fëmijët, një i mitur gjendet i pajetë në lumin Drin
-
Alarmi i Inteligjencës ukrainase: Po humbasim në fushëbetejë, rusët mund të marrin Baltikun në 7 ditë
-
Zhvillohen homazhe në varrezat e Dëshmorëve, përkujtohet 5 maji
-
Mjeku tregoi 43 ditët e tija në spitalet e shkatërruara të Gazës, Franca nuk e lejon të kalojë kufirin
Lajmet kryesore
-
Deutsche Welle ngre alarmin për Ballkanin, historia mund të përsëritet
-
Zhvillohen homazhe në varrezat e Dëshmorëve, përkujtohet 5 maji
-
Marrëveshja Izrael-Hamas, politologu Ian Bremmer: Biden ishte shumë i ngadalshëm, për të një marrëveshje është jetike, por ne jemi larg fundit
-
Nga Ocasio-Cortez te Sanders, ata demokratë që konkurrojnë Biden-in