Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj i ka kërkuar kryeministrit heqjen e bllokadës në kufi për qytetarët që nuk kanë tri vaksina.
Këtë vendim, kreu i AAK-së e quan “arbitrar dhe të dëmshëm”.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Haradinaj shkruan:
“Këtë masë nuk e ka apliku asnjëri nga shtetet fqinje. Ky është gabim i rëndë i qeverisë, që nuk mund të arsyetohet me asgjë. Prandaj hiqe bllokadën Kryeministër”.
Për masat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës, kanë protestuar edhe qytetarët e Shqipërisë në pikën kufitare të Morinës.
Gjatë mëngjesit të 24 janarit, ata protestuan “për heqjen e pengesave të lëvizjes së lirë nga Qeveria e Kosovës”.
Masat e Qeverisë së Kosovës thonë që çdo person i cili hyn në Republikën e Kosovës duhet të posedojë një nga dëshmitë, “certifikatën e vaksinimit me tri (3) doza (ose me një dozë të vaksinës Janssen dhe dozë përforcuese) kundër COVID-19”.
“Certifikatën e vaksinimit me dy doza (ose me një dozë të vaksinës Janssen) kundër COVID-19, bashkë me testin RT-PCR negativ për COVID-19, jo më herët se 48 orë para nisjes (për udhëtarët që hyjnë në rrugë ajrore) ose 48 orë para mbërritjes në pikën kufitare (për ata që hyjnë në rrugë tokësore)”, thuhet në njoftim.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
5 njësi të Ushtrisë Izraelite përgjegjëse për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, thonë SHBA-të
-
Në prag të zgjedhjeve: Cilat janë grupimet evropiane
-
Të paktën 2 të vdekur në Odessa nga një raketë ruse, goditet edhe kështjella
-
Guerot: Kosova nëse do t’i rrisë gjasat për anëtarësim në KiE ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese
Lajmet kryesore
-
Dokumentari i Rai 3: Ironi dhe akuza në Kuvendin e Shqipërisë
-
Forcimi i gjyqësorit është investimi më i mirë për të ardhmen e Shqipërisë, thotë Gonzato
-
Stoltenberg qorton aleatët për mbështetjen e vakët ndaj Ukrainës
-
Nga padia shtetërore për gjenocid institucionet “tkurren” në padi civile për Serbinë në Këshillin e Evropës