Armando Broja është shndërruar në një ndër emrat më të përmendur të Premier League.
Sulmuesi i kombëtares kuqezi, Armando Broja, po kalon një sezon tejet pozitiv në radhët e Southampton.
I huazuari nga Chelsea, deri tani ka shënuar pesë gola në Premier League dhe tetë në të gjitha garat.
Me këto paraqitje, ai ka arritur që të sigurojë një vend titullari, duke qenë gjithnjë në 11-shen startuese të shenjëtorëve.
Për të, thuri elozhe edhe trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, duke e konsideruar si një ndër futbollistët që i ka “shkaktuar më shumë probleme” skuadrës së tij.
Se sa është rritur vlera e sulmuesit shqitar, tregojnë edhe zërat e merkatos.
Derisa Chelsea ende nuk e ka të qartë të ardhmen e tij, skuadrat tjera të elitës së futbollit anglez janë futur në garë.
Sa i përket Southampton, skuadrës ku Broja është duke u paraqitur aktualisht, këta të fundit po bëjnë çmos që ta kompletojnë transferimin e tij.
Por, ata nuk janë të vetëm në garë.
Së fundmi, interes për shërbimet e Armando-s ka shfaqur edhe skuadra e West Ham.
Siç duket, duhet të presim fundin e sezonit për të parë se cili do të jetë destinacioni i ardhshëm i sulmuesit kuqezi.
Mirëpo, deri atëherë, me formën që po tregon Broja, pritet që në luftë të futen edhe një numër i madh skuadrash, jo vetëm nga Anglia
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Ahmeti për Mickoskin: Gjuajti me fishekzjarrë, unë me top dhe s’ka më të shtëna
-
Mbytja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, Balla: RENEA vijon kërkimet, dyshime të forta për dhunë në familje
-
Zgjedhjet Evropiane, dilema e Melonit mes PPE dhe Salvinit
-
Pahor: Jam duke u përgatitur për ta udhëhequr dialogun – kandidatura dorëzohet gjatë javës në Bruksel