Ndeshjet në Premier League ishin befasuese dhe shumë interesante.
Dueli mes Crystal Palace dhe Liverpool përfundoi me fitoren e këtyre të fundit me rezultat 1:3.
Ndeshja ishte plotësisht e dominuar nga Liverpool, të cilët shënuan dy gola në pjesën e parë.
Goli i parë u shënua nga Liverpool-i në minutën e tetë me anë të Virgil Van Dijk.
Për të dyfishuar rezultatin u përkujdes Alex Oxlade-Chamberlain, i cili shënoi në minutën e 32-të.
Në pjesën e dytë, në minutën e 55-të, Odsonne Edouard ngushtoi epërsinë dhe i dha shpresë për barazim Crystal Palace-it.
Megjithatë, në minutat e fundit, në minutën e 89-të, shpresat i shuajti Fabinho nga pika e bardhë e penalltisë.
Në anën tjetër ndeshja mes Arsenal dhe Burnley përfundoi me rezultat të barabartë 0:0.
Arsenal ishin dominant, por pavarësisht mundësive të shumta, nuk arritën të shënojnë.
Topçinjtë kishin 20 raste për të shënuar dhe mbajtën topin 75% të kohës kundër Burnley-t.
Arsenal kishte mundësinë të qëndronte pjesë e “Top 4” në Premier League, por këtë e pamundësoi barazimi kundër Burnley-t, që i radhit topçinjtë në pozitën e gjashtë.
Ndeshja tjetër në Premier League mes Leicester dhe Brighton ka përfunduar me rezultat të barabartë 1:1.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Apeli i ‘shurdhët’ i Celibashit për mundësimin e votës së diasporës
-
“Reporterët Pa Kufij”: Liria e shtypit në Shqipëri po kërcënohet nga politika
-
Turqia ndalon tregtinë me Izraelin, derisa të ‘lejohet hyrja e pandërprerë e ndihmave në Gaza’
-
Kosova tenton ta bindë BE-në për heqjen e masave ndëshkuese – nëpërmjet fotografive