Fushata e re nga kompania e njohur e modës “Gucci” është kritikuar ashpër, pasi gjatë saj është përdorur si imazh tigri.
Dizajneri italian zbuloi koleksionin, të quajtur “GucciTiger”, në Instagram, në fillim të këtij muaji.
Koleksioni përfshin një përzgjedhje të artikujve dhe aksesorëve të gatshëm për t’u veshur si nga burrat, edhe nga gratë, të cilat të gjitha kanë si simbol tigrin.
Fushata shfaq modele të rrethuara nga tigrat, teksa shijojnë çajin e pasdites.
Në titrat e imazheve, Gucci theksoi mbështetjen për “The Lion’s Share Fund”, nismë që synon të mbrojë speciet e rrezikuara, duke shtuar se natyra dhe jeta e egër “janë veçanërisht” të rëndësishme për markën.
Një deklaratë ka ardhur kompania, e cila thekson se tigrat janë fotografuar në një mjedis të sigurt.
Fushata është kritikuar nga përdoruesit e rrjeteve sociale, shumë prej të cilëve kanë shkruar në komente: “Kafshët nuk janë aksesor”.
“Nuk është normale të kesh kafshë të egra në reklama”, tha një përdorues.
“Tigri nuk është një kafshë shtëpiake”, shkroi një tjetër.
“Edhe nëse imazhet e këtij tigri janë shkrepur diku tjetër, kjo nuk është normale”, tha një person i tretë.
Marrë nga “The Independent”, përshtatur për Albanian Post!
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Rafahu nuk është Stalingradi i Gazës – është një tjetër manipulim nga Netanyahu
-
Osmani: Mickoski na ktheu në Jugosllavi, zgjedh përfaqësuesit e shqiptarëve pa vullnetin e tyre – si Serbia, Rrahman Morinën
-
“Barazia në urinim”: Gratë e Amsterdamit fitojnë luftën për më shumë tualete publike
-
Ministri izraelit i Luftës thyen këmbën gjatë ecjes me biçikletë
Lajmet kryesore
-
Ranucci tregon pse nuk u transmetua pjesa e dytë e ‘Report’ për Shqipërinë
-
BE dënon sulmin ndaj gjyqtarit Tonin Stërkaj
-
Rafahu nuk është Stalingradi i Gazës – është një tjetër manipulim nga Netanyahu
-
Scholz, Kurtit: Duhen hapa konkretë në çështjen e Asociacionit kur në pyetje është anëtarësimi në KiE