Qeveria shqiptare dhe ajo turke, më 17 janar, kanë nënshkruar shtatë marrëveshje të reja bashkëpunimi mes tyre.
Palët firmosën një protokoll bashkëpunimi ndërmjet Drejtorisë së Arkivit Shtetëror të Turqisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivit të Shqipërisë.
E dyta përfshinte një memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin në fushën e rinisë dhe sporteve ndërmjet dy ministrive të dy vendeve.
Marrëveshja e tretë e firmosur ka qenë bashkëpunimi ndërmjet Agjencisë Anadolu dhe Agjencisë Telegrafike Shqiptare.
Në radhë të katërt u firmos një memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin në fushën e trajnimeve për zbatimin e ligjit ndërmjet qeverisë turke dhe asaj shqiptare.
Memorandum mirëkuptimi u nënshkrua edhe në fushën e menaxhimit të fatkeqësive ndërmjet Drejtorisë së Emergjencave dhe Ministrisë së Brendshme Turke.
Marrëveshja e radhës ishte një memorandum mirëkuptimi ndërmjet Ministrisë së Jashtme të Turqisë dhe diplomacisë shqiptare për bashkëpunimin në fushën e protokollit.
E fundit marrëveshje përfshinte një protokoll bashkëpunimi ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme Shtetërore të Operës dhe Baletit dhe ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Turqisë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Meta thotë se Rama dhe Veliaj janë përfshirë në fushatë në Maqedoninë e Veriut, jo Kurti
-
Ranucci nuk tërhiqet: Report për Shqipërinë do të jepet brenda muajit, nuk jam censuruar nga Rama
-
Prokuroria zbardh hetimet për vetëvrasjen e nënës me 3 fëmijët: Ka dyshime të forta se drejt aktit i ka çuar dhuna e bashkëshortit
-
Ngjarja tragjike në Shkodër, gjendet trupi i fëmijës së dytë
Lajmet kryesore
-
Ekskluzive: Franca kërkon shtyrje të vendimit për anëtarësim të Kosovës në KiE
-
Meta thotë se Rama dhe Veliaj janë përfshirë në fushatë në Maqedoninë e Veriut, jo Kurti
-
Publikohet dokumenti i armëpushimit që Hamasi e pranoi, por Izraeli e refuzoi – 3 faza në 3 muaj
-
Lajçak pret përgjigje konstruktive nga Kosova e Serbia mbi kompromisin e propozuar për dinarin