Në orët e mbrëmjes të 14 janarit janë ndjerë sërish lëkundje mesatare deri të forta në verilindje të Pukës.
Sipas raportimeve të para magnituda ka qenë mbi 4.8 mb që tregon edhe për kohëzgjatjen e saj jo të shkurtër.
Ora e saktë e regjistruar e tërmetit është 21:37. Thellësia e saj ishte 2 kilometra.
Lëkundjet janë ndjerë edhe në veriperëndim të Prizrenit me magnitudë 4.3.
Më herët, gjatë 9 janarit u regjistruan lëkundje të tjera të forta tërmeti.
Kjo, pasi një tërmet goditi pjesën veriore të qytetit Follorine në Greqi, me magnitudë 5.8 ballë të shkallës Rihter.
Gjatë vitit të kaluar, në Shqipëri ose afërsi të kufijve, kanë rënë 1 mijë e 86 tërmete, me magnitudë më poshtë se 2.0 të shkallës Rihter. Këto tërmete janë tërësisht të papërfillshme.
Në një magnitudë nga 2.0 në 3.0, janë regjistruar 1 mijë e 200 tërmete. Sërish, në këtë fuqi, ato kanë shumë pak – në mos aspak – efekt në lëkundjen e sipërfaqes së tokës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
“Mund t’iu zhvatni lëkurën”, Alexander Clapp udhëtim në historinë kriminale në Mal të Zi
-
15 kompanive të mëdha u kërkohet të ndalojnë reklamat që nxisin dezinformimin rus në Ballkan
-
Situata në vijën e frontit është përkeqësuar, thotë shefi i ushtrisë së Ukrainës
-
Knaus ndan një pjesë të fjalimit të Kurtit në Berlin: Ai deklaroi se s’mund t’ua imponojë serbëve draft-statutin e QUINT-it