Skuadra e Barcelona-s nuk i ka kaluar vështirësitë ekonomike. Për këtë arsye katalanasit po synojnë afrime me kosto sa më të ulët në merkato.
Synimi i radhës për Barcelona-n është një gjerman. Sipas raportimeve nga francezja “Foot Mercato”, spanjollët po kërkojnë transferimin e Niklas Sule-s.
26-vjeçari është pjesë e Bayern Munich-ut që nga viti 2017. Kohë kur u transferua për shifrën e 20 milionë eurove nga Hoffenheim-i.
Kontrata e qendërmbrojtësit me bavarezët skadon në verën e 2022. Ai ende nuk ka pranuar rinovimin e saj dhe është i hapur për t’u larguar nga Bundesliga.
Mbrojtësi i Kombëtares gjermane ka oferta nga Premier League. Madje klubet angleze janë më të favorizuarat aktualisht për të marrë shërbimet e tij.
Megjithatë, nëse Barcelona i ofron kontratën e duhur, kalimi në “Camp Nou” do të jetë primar për lojtarin.
Këtë sezon, Sule është paraqitur në 23 ndeshje me Bayern-in. Ai ishte në fushë në të dy takimet përballë Barcelona-s në Champions League këtë sezon.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Ekskluzive: Franca kërkon shtyrje të vendimit për anëtarësim të Kosovës në KiE
-
Meta thotë se Rama dhe Veliaj janë përfshirë në fushatë në Maqedoninë e Veriut, jo Kurti
-
Publikohet dokumenti i armëpushimit që Hamasi e pranoi, por Izraeli e refuzoi – 3 faza në 3 muaj
-
Lajçak pret përgjigje konstruktive nga Kosova e Serbia mbi kompromisin e propozuar për dinarin