Përballje

Bucks shkatërron Warriors, OKC befason Nets


Ndeshjet në NBA ishin interesante dhe befasuese.

Milwaukee Bucks – Golden State Warriors

Dueli mes Milwaukee Bucks dhe Golden State Warriors përfundoi me fitoren e këtyre të parëve me rezultat 118:99.

Bucks ishin dominant ndaj Warriors gjatë gjithë ndeshjes, ku në pjesën e parë, morën një epërsi prej 39 pikësh.

Lojtarët e Bucks u treguan të pamëshirshëm në pjesën e parë, duke mos u ndalur së shënuari.

Pavarësisht se ekipit të GSW, i është rikthyer edhe Klay Thompson, ata nuk arritën t’i bëjnë ballë, forcës ofansive të Bucks.

Giannis Antetokounmpo kishte një performancë shumë të mirë, i cili arriti dyshifrorë të trefishtë me 30 pikë, 12 kërcime e 11 asistime.

Lojtarë të tjerë që kontribuuan në fitoren e Bucks ishin Khris Middleton me 23 pikë dhe Bobby Portis me 20.

Ndërsa te Warriors, më të mirët ishin Andrew Wiggins me 16 pikë dhe Jonathan Kuminga me 15.

Brooklyn Nets – Oklahoma City Thunder

Ndeshja mes Brooklyn Nets dhe Oklahoma City Thunder përfundoi me fitoren e këtyre të fundit me reuzltat 109:130.

OKC befasuan Nets-at, pasi nuk pritej që të mposhtnin ekipin e parë në Konferencën Lindore.

Ndeshja ishte e dominuar nga OKC, të cilët arritën një epërsi prej 29 pikësh në pjesën e parë.

Te Nets mungonte Kevin Durant, i cili është kandidat për MVP, por prezent ishte ylli tjetër i Brooklyn, James Harden.

Më të dalluarit te OKC ishin Shai Gilgeous Alexander me 33 pikë, 10 kërcime e 9 asistime dhe Luguentz Dort me 27 pikë.

Ndërsa te Nets, më të mirët ishin James Harden me 26 pikë e 9 asistime dhe Cam Thomas me 21 pikë.

Memphis Grizzlies – Minnesota Timberwolves

Dueli mes Memphis Grizzlies dhe Minnesota Timberwolves ka përfunduar me fitoren e këtyre të parëve me rezultat 116:108.

Ndeshja ishte e baraspeshuar dhe fituesi nuk dihej deri në momentet e fundit.

Grizzlies po kalojnë një formë shumë të mirë, dhe kanë regjistruar fitoren e tyre të 11-të radhazi.

Memphis radhiten në pozitën e tretë me 30 fitore e 14 humbje dhe po synojnë pozitën e parë, ku momentalisht ndodhen Golden State Warriors.

Më të dalluarit në fitoren e Grizzlies ishin Desmond Bayne me 21 pikë, Jaren Jackson Jr me 20, John Konchar me 15 pikë e 17 kërcime dhe Ja Morant me 16 pikë, 8 kërcime e 9 asistime.

Ndërsa te Timberwolves, më të mirët ishin Anthony Edwards me 30 pikë, D’Angelo Russell me 29 dhe Karl Anthony Towns me 25 pikë e 9 kërcime.

Kurse ndeshjet e tjera të NBA përfunduan kështu:

New Orleans Pelicans – Los Angeles Clippers 113:89

Denver Nuggets – Portland Trail Blazers 140:108

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore