Një bllok ushtarak i udhëhequr nga Rusia kanë filluar të tërhiqen nga Kazakistani të enjten e 13 janarit.
Sipas presidentit Vladimir Putin, misioni i tyre për të shuar protestat , që u kthyen në dhunë të paprecedentë në vendin e Azisë Qendrore, ka përfunduar.
Vendimi për dërgimin e trupave ishte i pari për Organizatën e Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO) të udhëhequr nga Moska, një aleancë e shteteve ish-sovjetike që shpeshherë pretendohet nga Rusia si një ekuivalent i NATO-s, pas një kërkese urgjente nga udhëheqësit e Kazakistanit.
Në një ceremoni që shënoi fundin e misionit, ushtarët u rreshtuan, ndërsa himnet e secilit prej gjashtë vendeve anëtare u luajtën përpara fjalimeve zyrtare.
“Operacioni paqeruajtës ka përfunduar”, tha gjenerali rus Andrei Serdyukov, komandanti i kontingjentit që përfshinte trupa nga Bjellorusia, Armenia, Taxhikistani dhe Kirgistani.
Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, i tha Putinit se tërheqja do të përfundonte javën e ardhshme, të mërkurën, disa ditë përpara 22 janarit, afatit të vendosur nga aleanca për të përfunduar tërheqjen.
“Ne duhet të kthehemi në shtëpi. Ne kemi përfunduar misionin tonë”, i tha Putin Shoigu gjatë takimit të tyre.
Kërkesa e Presidentit të Kazakistanit, Kassym-Jomart Tokayev, gjatë kulmit të trazirave, për ndërhyrjen e Moskës ishte një pikë kthese e protestave.
Masat ngjallën shqetësime se Moska do të përdorte misionin për të forcuar ndikimin në Kazakistan.
Sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Antony Blinken, disa ditë më parë kishte paralajmëruar se “sapo rusët janë në shtëpinë tuaj, do të jetë shumë e vështirë t’i detyrosh ata të largohen”.
Gjatë vizitës së tij të parë në qytetin kryesor të Kazakistanit, Almaty, të mërkurën – ku jeta është kthyer gradualisht në normalitet – Tokayev vlerësoi “rëndësinë psikologjike” të misionit të CSTO-së.
Qendra financiare prej 1.8 milionë banorësh u shkatërrua gjatë përleshjeve midis forcave të sigurisë dhe kundërshtarëve të qeverisë, të cilat i dhanë vendin një morie grabitjesh.
Një kompleks strategjik që kontingjenti i trupave ruante ishte aeroporti i Almaty-y, i cili thuhet se u kap nga kundërshtarët e qeverisë javën e kaluar.
Shërbimi i shtypit të aeroportit të enjten tha se ai po trajtonte përsëri fluturimet e brendshme dhe ndërkombëtare.
Dhuna e javës së kaluar shpërtheu pas mitingjeve për rritjen e çmimeve të karburantit dhe në një sfond të përkeqësimit të standardeve të jetesës dhe korrupsionit endemik.
Tokayev i ka cilësuar përleshjet si një përpjekje për grusht shteti, të ndihmuar nga terroristët vendas dhe ndërkombëtarë, tha se dëmi ekonomik nga dhuna “mund të arrijë në 2-3 miliardë dollarë”.
Krahas pretendimeve për ndërhyrje të huaja, dhuna javën e kaluar ka nxjerrë në pah luftimet e brendshme në krye të elitës së vendit të pasur me hidrokarbure.
Këtë javë Tokayev nisi një sulm ndaj mentorit dhe paraardhësit të tij Nazarbayev, 81-vjeçar, i cili ishte një pikë qendrore për protestat dhe shihej gjerësisht si lojtari kryesor i Kazakistanit përpara krizës.
Të enjten, komiteti i sigurisë kombëtare njoftoi se ish-kreu i komitetit Karim Masimov dhe dy nga zëvendësit e tij ishin arrestuar dhe ishin nën hetim për “veprime që synonin marrjen me forcë të pushtetit dhe shpërdorim detyre”.
Statusi i një tjetër ish-nënkryetari i komitetit, nipi i Nazarbayev, Samat Abish, mbeti i paqartë, pavarësisht se shërbimi i shtypit presidencial njoftoi një tjetër zyrtar në vend të tij javën e kaluar.
Masimov ishte një aleat kryesor i Nazarbayev-t dhe shihet si përjetësues i ndikimit politik të tetëvjeçarit, pasi u tërhoq nga presidenca në vitin 2019.
As Nazarbayev dhe as familja e tij nuk kanë dalë në publik që nga fillimi i krizës, megjithëse zëdhënësi i tij për shtyp ka pohuar se ai ishte në kryeqytet.
Vajza e tij më e madhe Dariga Nazarbayeva, ka munguar në parlamentin ku shërben si ligjvënës.
58-vjeçarja është në shtëpinë e saj në Almaty, duke u shëruar nga coronavirusi, raportuan mediat të enjten, duke cituar asistentin e saj.
Vajza më e vogël e Nazarbayev, Aliya Nazarbayeva, 41 vjeç, falënderoi qytetarët kazakë për “mbështetjen morale” që ajo pretendoi se i kishin treguar babait të saj gjatë krizës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Balla dhe Duka nënshkruajnë memorandumin për dënimin e dhunës në stadiume dhe trukimin e ndeshjeve
-
Prokuroria e Fierit sekuestron 6 pasuri, pasi dyshohet se rrjedhin nga trafiku i drogës
-
Maqedonci dhe Rosati diskutojnë për situatën e sigurisë në Kosovë
-
Konjufca uron Gashin: Mezi pres të punojmë për interesat tona të përbashkëta
Lajmet kryesore
-
Qeveria lidhi 781 kontrata me negocim, 209 milionë euro në pyetje – Veç KEK-u dha 102 milionë euro me procedura të dyshimta
-
Rama dhe Bardhi replikojnë në distancë – sërish – për çështjen e Olsi Ramës
-
Balla e Rrumbullaku dëshmojnë më 4 qershor në komisionin hetimor për sistemin TIMS
-
Afrim Gashi zgjidhet kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut