Kinematografia e luftës graviton rreth epshit vizual për brutalitet dhe beteja të gjakosura. Mel Gibson mbase është ekzemplar historik në trupëzimin e kësaj ideje.
Me Hacksaw Ridge, Gibson ndërmorri një mision ndryshe nga jeta filmike e tij. Atë të mos-shkrepjes së asnjë plumbi. Atë të shpëtimit të jetëve, përkundër luftës që “merr jetë”.
Lufta si sipërmarrja e fundit e dhunës dhe standardet morale të krishterimit si sipërmarrja e fundit e ndalimit të dhunës, e sidomos vrasjes, bëjnë që kundërthënia të jetë e atillë, sa që përmes këtij filmi, bëhet një betejë morale mes të mirës dhe të keqes, ashtu siç e njohim nën kriterin më të lartë evaluues të saj, atë mes vazhdimit të jetës, dhe shkëputjes të saj.
Hacksaw Ridge është inskenimi i mu kësaj përplasje fundamentale, se si një njeri ia del ta vendos veten në mesin e pamëshirësisë së luftës dhe dhembshurisë së tij për jetën.
Desmond Doss, hero i luftës dhe pacifist, arrin t’i përbashkojë të dyja brenda vullnetit të tij të pastër, atë të patriotit amerikan dhe trupëzimit të urdhëresës së perëndisë “Thou shallt not kill”.
Kontrasti mes marrjes së jetës dhe shpëtimit të saj, është lëkundja periodike në Hacksaw Ridge, dhe martesa mes dualitetit kozmik të forcave të përjetshme njerëzore, atë mes të mirës dhe të keqes.
Lufta, nëse siç thotë Clausewitz, është vazhdimi i politikës përmes mjeteve tjera, atëherë, Desmond Doss është vazhdimësia e mirësisë njerëzore midis shpërthimit të ligësisë së luftës.
Doss refuzon të kap armë në dorë, por të plagosurit i shpëton me dy duart e tij.
I vetmi mjet i mprehtë në duart e Doss është maja e gjilpërës me morfinë, ajo e ndaljes së dhimbjes fizike, e cila shkon paralel me ndalimin e dhimbjes së tij të ndërgjegjës. Atë të kërkesë-urdhëresës morale të tij: “Zot më lejo të shpëtoj edhe një më shumë”.
Hyrja pa armë në luftë është esenca që përbën rrëfimin e filmit. Lufta, e cila për qëllim ka shkatërrimin e palës tjetër, armikun, dhe si sipërmarrje misantropiste e të marrit jetë, kthehet në filantropizëm jetë-shpëtues.
Nëse lufta, siç thuhet, i bën njerëzit maçineri vrasëse, Desmond Doss është prekja e fundit e humanitetit të pamekanizuar me gisht në këmbëzën vrasëse të pushkatimit.
Thesari moral për t’u eksploruar në Hacksaw Ridge, është pasuri shpirtërore, e rrallë, që jetën e sheh si vlerë në vetvete, dhe jo instrumentalizim të ushtarëve në lufta për të cilat askush s’e di për kë dhe çka po lufton.
Doss është përgjigja dhe e vërtetësia vlerore e jetës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kevin Spacey kritikon dokumentarin e ardhshëm që do të shqyrtojë akuzat ndaj tij për abuzim dhe sjellje të pahijshme seksuale
-
Paul Rudd dhe Nick Jonas do të luajnë në komedinë muzikore “Power Balad” të regjisorit John Carney
-
“The Fall Guy” nuk arrin lartësitë e nevojshme për të bërë një spërkatje vërtet të madhe
-
Amy Schumer dhe Jennifer Lawrence synojnë të sjellin një film, por jo komedinë e premtuar vite më parë
Lajmet kryesore
-
Tre monumente të Skënderbeut në Kalabri, Begaj: Simbol për të gjithë shqiptarët
-
“Java e Evropës”, Gonzato: Ta shoqërojmë Shqipërinë në rrugëtimin drejt BE-së
-
Lind manifesti i PSE “Kurrë me ECR dhe ID. Përparimi i ekstremit të djathtë është një kërcënim për BE”
-
Konjufca: BE po pret me padurim të punojë me qeverinë ku bënë pjesë Vulin, po s’janë të gatshëm t’ia heqin masat Kosovës