Shqiptari i lindur në Gostivar të Maqedonisë së Veriut, Admir Mehmedi, ka gjetur një klub të ri për të vazhduar karrierën.
Aktualisht ai është pjesë e Wolfsburg-ut në Bundesliga-n gjermane, me të cilët ka edhe gjashtë muaj kontratë.
Sipas “Sky Germany”, 30-vjeçari do të përfundojë aventurën në Bundesliga pas gati nëntë vitesh. Ish-lojtari i Freiburg-ut dhe Bayer Leverkusen-it ka gjetur skuadrën e re në Turqi.
Futbollisti i përfaqësueses së Zvicrës është pranë nënshkrimit me Antalyaspor-in. Skuadrën që renditet në vendin e 15 në Super Ligën turke.
Mehmedi numëron 85 paraqitje me Wolfsburg-un, ku ka shënuar 13 gola dhe ka dhuruar 14 asiste. Këtë sezon ai është paraqitur vetëm tre minuta në Bundesliga dhe 17 minuta në Kupën e Gjermanisë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Ekskluzive: Franca kërkon shtyrje të vendimit për anëtarësim të Kosovës në KiE
-
Meta thotë se Rama dhe Veliaj janë përfshirë në fushatë në Maqedoninë e Veriut, jo Kurti
-
Publikohet dokumenti i armëpushimit që Hamasi e pranoi, por Izraeli e refuzoi – 3 faza në 3 muaj
-
Lajçak pret përgjigje konstruktive nga Kosova e Serbia mbi kompromisin e propozuar për dinarin