Policia e shtetit ka finalizuar operacionin e koduar “Kritikal”, në kuadër të të cilit është arrestuar në flagrancë poseduesi i lëndës narkotike me iniciale E.B dhe bashkëpunëtori i tij me iniciale F.C. Mësohet se ky i fundit e informonte për prezencën e shërbimeve të policisë në rrugë.
“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën Operacionale në Drejtorisë Vendore të Policisë (DVP) Durrës, në bazë të informacioneve të disponuara, kanë finalizuar operacionin e koduar policor “Kritikal”. Është arrestuar në flagrancë shtetasi E.B, 42- vjeç, banues në Tiranë, në “Mbikalimin e Plepave”, Durrës, me mjetin tip “Porsche”, ka njoftuar policia.
Shërbimet policore bëjnë me dije se gjatë kontrollit, në bagazhin e këtij mjeti u konstatuan 77-të pako me lëndë narkotike, të dyshuar marijuanë në formë çokollate, me peshë 30.640 kilogramë.
Mësohet se shërbimet e policisë kanë ndaluar edhe mjetin tip “Audi”, me drejtues shtetasin F.C, i cili rezulton se ka bashkëpunuar me shtetasin E.B.
Nga hetimet ka rezultuar se sasia e lëndës narkotike të kapur nuk është prodhuar në Shqipëri, por është trafikuar nga një vend tjetër.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Hasani ndalesë në Vjenë për hapjen e Konferencës për Sistemet Autonome të Armëve
-
Tregtarët e Belshit sërish në protestë për zhvendosjen e tregut, Bashkia: Zhvillimi i tregtisë aty ishte burim aksidentesh
-
Rama kërkon 20 milionë turistë vjetorë brenda 2030-ës, premton pagat më të mira në rajon për industrinë
-
Bardhi dhe Gjekmarkaj braktisin mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve
Lajmet kryesore
-
Rama kërkon 20 milionë turistë vjetorë brenda 2030-ës, premton pagat më të mira në rajon për industrinë
-
Bardhi dhe Gjekmarkaj braktisin mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve
-
Blinken ka ‘shpresë’ se Hamasi do të pranojë marrëveshjen ‘jashtëzakonisht bujare’ të Gazës
-
Kurti kërkon nga Scholzi “mbështetje të palëkundur” në Këshillin e Evropës