Real Madrid-i priti në “Alfredo di Stefano” Getafe-n për të zhvilluar ndeshjen e mbetur nga java e parë.
Edhe pse me vetëm 13 futbollist në dispozicion, Real Madrid zhvilloi një ndër ndeshjet më të mira të sezonit.
Pjesa parë përfundoi 0-0 por Real Madrid dominoi ndeshjen totalisht, madje duke goditur dy herë shtyllën.
Në pjesën e dytë, madrilenët zgjidhën gjithçka brenda shtatë minutave.
Golin e epërsisë së parë e shënoi Benzema me kokë pas një super asistimi nga Vinicius Jr.
Në të 67-ën, shënoi Ferland Mendy pas asistimit nga Marcelo.
Nuk ndryshoi asgjë deri në fund dhe Los Blancos arritën tre pikët.
Skuadra e Zidane ngjitet në vendin e dytë, me 46 pikë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com